Me poshte do te gjeni Ligjin Nr. 25-2018 date 10.05.2018 "Per Kontabilitetin dhe Pasqyrat Financiare" i cili eshte botuar ne fletoren zyrtare nr. 79 - 2018. Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat e përgjithshme për hartimin dhe përbërësit e pasqyrave financiare, përcaktimin e standardeve kontabël të zbatueshme, si dhe mbajtjen e kontabilitetit.
Ky ligj zbatohet nga:
a) njësitë ekonomike që kanë qëllime fitimprurëse, pavarësisht nga forma e tyre juridike ose nga kërkesat e
veçanta ligjore që mund të zbatohen ndaj tyre;
b) njësitë ekonomike jofitimprurëse, me përjashtim të rasteve kur pasqyrat financiare dhe kontabiliteti i
tyre janë subjekt i ligjeve ose i rregullimeve të veçanta.
Ky ligj hyn ne fuqi ne date 01.01.2019.