AlphaWeb Business

webbusines
Përshkrim i shkurtër

AlphaWeb Business-i është program i plotë financiar për bizneset që menaxhojnë një ose më shumë degë të ndodhura brenda ose jashtë Shqipërisë. Ky program, nëpërmjet raporteve të hollësishme, pasqyron gjendjen reale të biznesit tuaj duke ju lehtësuar vendimarrjen. Vendoset lehtë në punë dhe përmban të gjitha funksionet e përditshme që ju duhen për të drejtuar biznesin tuaj.

I përshtatshëm për: bizneset tregtare, prodhuese, ndërtim, shërbim, zyrat e kontabilitetit, bankat, ojf, ojq etj.


Mund të punojnë: administratorët dhe drejtuesit, financierët dhe kontabilistët, arkëtarët, përgjegjësit e prodhimit, shitësit, magazinierët, furnizuesit etj.

Modulet bazë: raporte, kontabiliteti, inventarë, blerje dhe shitje, klientë dhe furnitorë, arka dhe banka, prodhimi, aprovimet, amortizimi,qendrat e kostos, burimet njerëzore, transferimi.

Shërbimi i ofruar: vënia në punë e programit, konfigurimi i të drejtave dhe i ambienteve të punës, asistencë teknike me telefon dhe online pa limit gjatë gjithë kohës së përdorimit, trajnimi i përdoruesve, azhurnime automatike pa pagesë, qendra ndihme online 24 orë.

Funksione Kyçe

Fleksibël dhe i personalizueshëm
AlphaWeb Business nuk është një program standard, me funksione fikse dhe të ngurta. Ju punoni me dritare pune të thjeshta, fleksibël, të përshtatura plotësisht me natyrën e aktivitetit tuaj.

  • Mund të ndërtoni vet formatin e dëshiruar të faturave dhe ambienteve të tjera të punës duke shtuar fusha dhe funksione, duke hequr fushat e panevojshme, duke zgjedhur pamjen fizive të ambienteve të punës, me logon e kompanisë etj.
  • Ndërtoni manualisht raporte duke grupuar të dhenat sipas dëshirës, me filtra të përzgjedhur, në formë grafike dhe tabele, duke shfaqur vetem të dhënat që ju dëshironi të merrni nga nje raport.
  • Nuk është e nevojshme të regjistroni një për një të gjithë artikujt, klientët, furnitorët, llogaritë por mund t’i transferoni ato automatikisht në program duke i  importuar me një file CSV/Eksel-i.

Ndjek ciklin e plotë të prodhimit të produkteve
AlphaWeb Bussines  përmban modulin kompleks të prodhimit i cili kontrollon lëndët e para, materialet ndihmëse,  dhe të gjithë procesin e prodhimit duke e automatizuar dhe thjeshtëzuar punën. Ky është funksioni i duhur për bizneset e vogla prodhuese me një proces prodhimi, si dhe ato më komplekse me disa disa cikle prodhimi.

  • Moduli i prodhimit integrohet me hallkat e tjera të biznesit si shitja e produktit final, blerja e lëndëve të para, punonjësit dhe asetet që marin pjesë në prodhim (pajisjet, makineritë), kontabilizimi, etj.
  • Lejon planifikimin e recepturave, burimeve, aktiviteteve që përbejnë prodhimin.
  • Recepturat dhe elementët e tjerë mund të ndryshohen, shtohen në çdo fazë të ciklit të prodhimit.
  • Ndan në mënyrë të qartë detyrat e porositësit, preventivuesit, përgjegjësit të prodhimit duke konfiguruar të drejtat e gjithësecilit që nga porosia e produktit deri te shitja e tij.
  • Përmbledh në një vend të vetëm raportet që pasqyrojnë: ecurinë e prodhimit, sasinë e prodhuar, materialet e harxhuara, firot etj.

Administron burimet njerëzore 
Funksioni i burimeve njerëzore në AlphaWeb Business mundëson administrimin e të gjithë komponentëve të burimeve njerëzore që nga rekrutimi i punonjësve deri te llogaritja e pagës neto. Ky është funksioni i duhur për bizneset me një numë relativisht të madh punonjësish.

  • Është ndërtuar në bazë të legjislacionit shqiptar për sigurimet shoqërore & shëndetësore dhe përditësohet automatikisht me çdo ndryshim legjislativ të ndodhur.
  • Regjistron shpejt listëpagesa 15-ditore dhe mujore  duke plotësuar pak fusha.
  • Mund të rishikoni listëpagesa të mëparshme, t’i modifikoni, printoni ato si dhe ruan historikun e pagave për çdo punonjës.
  • Gjeneron formatet standarde të raporteve si dhe pasqyra të tjera përmbledhëse për të gjithë punonjësit dhe për secilin në veçanti, duke identifikuar zërat e listëpagesës (sig. shoq., sig. shënd., tap-i, shtesat dhe ndalesat, paga neto), si dhe të dhëna të tjera për punonjësit (llogaria bankare, data e fillimit dhe largimit nga puna, të dhëna identifikuese etj.);
  • Kontabilizon automatikisht procesin e listëpagesës duke lënë shume pak vend për veprime manuale.Kërkesa teknike

Raporte dhe analiza
Me modulin e raporteve ju merrni në çdo kohë një pamje të plotë të aktivitetit tuaj, duke ju ndihmuar të planifikoni vendimet e duhura për ndërmarrjen tuaj.

  • Gjeneroni në çdo kohë formate të gatshme raportesh financiare dhe menaxheriale të grupuara sipas funksioneve -  bilanci kontabël, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, cash flow.
  • Raportet pasqyrohen në formë tabelash dhe grafikësh , me tre lloje filtrash, me madhësi dhe ngjyra të ndryshme.
  • Janë të shpejtë në shfaqjen e informacionit dhe mund t’i eksportoni në formate të ndryshme si excel, pdf etj.AlphaWeb Business | Server Online

Kërkesa teknike

AlphaWeb Business | Server Online

  • Linja e internetit: lidhje e thjeshtë (këshillohet me shpejtësi 2MB ose më të lartë)
  • Browser: Google Chrome, Mozilla Firefox, Internet Explorer 8,  (ose më i avancar)
  • Sistemi operativ: Windows, Macintosh, Linux

 

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio