Projektligji - Procedurat tatimore

Këshilli i Ministrave ka vendosur propozimin e projektligjit “Për disa shtesa në ligjin në 9920, datë 19.5.2008 ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Drafti parashikon ndryshime të shumta dhe ashpërsim të ndjeshëm si të gjobave për mospërdorim të kuponave tatimorë, deri në sekuestrim malli dhe të xhiros ditore, nëse je debitor ndaj shtetit, ndërsa i jep shumë të drejta tatimorëve, duke i lejuar të krijojë bazën e të dhënave të numrave IMEI të telefonisë celulare .

Ndër ndryshimet e tjera përfshihen ndalimi i nëpunësve të administratës tatimore qendrore dhe vendore që të kenë të kenë nën pronësi të tyre apo të afërm të tyre zyra të kontabilitetit apo konsulencës fiskale.

Një tjetër ndryshim sanskionon që “Nga hyrja në fuqi e këtij ligji deri në datën 31.12.2015, për të gjithë tatimpaguesit që kryejnë shitje me shumicë të mallrave tek blerës jo ushtrues të një veprimtarie tregtare (individë), shitjet me kupon tatimor të lëshuar nga pajisja fiskale nuk duhet të tejkalojnë 10% të vlerës së tatueshme të mallrave të shitura gjatë një periudhe tatimore mujore, pa përfshirë TVSH. Nga data 1 janar 2016, për këtë kategori nuk lejohet shitja me kupon tatimor”.

Me shume...

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio