Filozofia e Studios bazohet në punen me korrektësi maksimale dhe respektimin e rregullave te etikes profesionale, në funksion të rritjes së efiçiencës ndaj klientit.
Krijuar në vitin 2006, Studio ofron shërbime për persona fizikë dhe juridikë në fushën ekonomiko-financiare, si: konsulencë financiare dhe fiskale, hapje aktiviteti, mbajtje kontabiliteti, studime mbi tregun, analizë kredie, këshillim për rekrutimin e burimeve njerëzore si dhe azhornim me klimën ekonomiko-financiare ne vend.
Ne ofrojmë për klientët të cilët fillojnë veprimtarinë dhe që kanë nevojë për një kompani e specializuar shërbimet si: mbajtje llogarie te shërbimeve të, përgatitjen e pasqyrave financiare në përputhje me standardet e kontabilitetit shqiptar, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe të tjera raporteve financiare të kërkuara nga aksionarët, këshilla profesionale në lidhje me strukturën, paraqitjen dhe zbulimin e këtyre pasqyrave financiare. Konsulenca fiskale dhe financiare.
Ekipi ynë i ndihmon klientët ne njohjen me standardet e kontabilitetit financiar dhe zbatimin e sistemeve të menaxhimit të kontabilitetit dhe financës.
Rrjeti i klienteles, gjithmonë e në rritje, përfshin biznese të profileve dhe xhirove (turnover) te ndryshme duke filluar qe nga bizneset e vogla, të mëdha dhe në rritje si dhe biznese VIP. Studio ka marre pjese si partner në projekte të BE-së.
Mundësia e komunikimit dhe ofrimit të shërbimeve në gjuhën angleze dhe atë italiane, e bën Studion të përshtatshme për investitorët e huaj.