Publikohet Ligj 29/2023 Date 30.03.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Ligji sjell ndryshime të rëndësishme në trajtimin dhe njohjen e shpenzimeve. Përmes ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0 %, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.
Projektligji përcakton dy afate zbatimi. Për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira tatimi progresiv nga 15% deri në 23% do të nisë zbatimin nga 1 janari 2024, ndërsa për biznesin e vogël (duke përfshirë kategoritë të vetëpunësuarit) efektet e ligjit do të fillojnë të zbatohen nga 1 janari 2029.
Gjithashtu nëpërmjet këtij ligji synohet orientimi drejt një deklarate integrale të të ardhurave duke njohur disa shpenzime personale dhe familjare.
Ligji 29/2023 Date 30.03.2023 Per Tatimin mbi të Ardhurat