Udhëzues për Biznesin e Vogël në TVSH

Duke filluar nga data 1 prill 2018 kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Administrata Tatimore ju ka regjistruar automatikisht në skemën e TVSH-së dhe ju udhëzon të ndiqni me kujdes hapat sqarues të mëposhtëm:

Ndryshoni shkallën tatimore në pajisjen tuaj fiskale, duke vendosur masën 20% apo shkallët e reduktuara sipas fushës së veprimtarisë tuaj.
Për mallrat gjendje, që dispononi me qëllim për t’u shitur, në vijim do të llogaritet TVSH-ja në shitje. Inventari i mallrave gjendje më datë 31.03.2018, duhet të dorëzohet në drejtorinë rajonale tatimore në të cilën jeni i regjistruar si dhe do të ngarkohet në e-Filing, tek rubrika “Çështjet e mia”, brenda datës 30 Prill 2018.

Merrni masat të pajiseni me blloqe të faturave tatimore, që mund t’i tërhiqni pranë drejtorisë rajonale tatimore ku jeni i regjistruar. Faturat tatimore, duhet të përdoren në të gjitha rastet kur do të kryeni transaksione me vlerë mbi 40,000 lekë dhe/ose nën këtë vlerë kur e kërkon blerësi.

Për çdo blerje malli apo shërbimi, duhet të zotëroni faturën përkatëse tatimore të blerjes. Vetëm kështu mund të zbrisni TVSH-në e blerjeve nga TVSH e shitjeve. Gjithashtu, duhet të justifikoni çdo mall gjendje me faturën përkatëse të blerjes. Faturat me dhe pa TVSH, duhet t’i regjistroni tek Libri i Blerjes, tek kolonat përkatëse.

Regjistroni në mënyrë kronologjike në librat e shitjes, çdo faturë tatimore shitjeje të lëshuar nga ana juaj, si dhe qarkullimin ditor të memorizuar të pajisjes fiskale në një shifër të vetme. Librat e blerjes dhe të shitjes dorëzohen çdo tre muaj, brenda datës 10 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës. Afati i parë i deklarimit të librave të blerjes dhe shitjes është data 10 Korrik 2018, për periudhat tatimore: Prill- Maj-Qershor 2018.

Deklaratat e TVSH-së plotësohen mbi bazën e të dhënave mujore të librave të blerjes dhe shitjes. Ato duhet të dorëzohen çdo tre muaj, brenda datës 14 të muajit pasardhës të tremujorit përkatës. Konkretisht për muajt: Prill-Maj - Qershor 2018, afati i parë i këtij deklarimi është data 14 Korrik 2018. Për muajt: Korrik- Gusht - Shtator 2018, afati i deklarimit është data 14 Tetor 2018. Për muajt Tetor – Nëntor - Dhjetor 2018 afati është data 14 janar 2019.

Administrata Tatimore ju inkurajon të merrni pjesë në trajnimet që po zhvillohen në çdo drejtori rajonale tatimore, lidhur me përfshirjen e bisnesit të vogël në skemën e TVSH –së.
Gjithashtu, për çdo pyetje apo paqartësi mund të telefononi në numrin e gjelbër, pa pagesë 0800 00 02, si dhe të vizitoni Këndet e Asistencës të dedikuara për biznesin e vogël.

 

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio