Projektligj Procedurat Tatimore

Ministria e Financave ka përgatitur një Projektligj të ri për Procedurat Tatimore, i cili zbut masat ndëshkuese të disa prej shkeljeve tatimore. Drafti iu është dërguar biznesit për konsultim, disa ndryshimet kryesore jane:
 
Për bizneset e mëdha që kanë punonjës të padeklaruar, gjoba ulet nga 500 mijë lekë që është aktualisht në 200 mijë lekë, ndërsa për bizneset e vogla gjoba shkon në 50 mijë lekë. Sipas draftit të ri, nëse shkelja është e përsëritur nuk do të klasifikohet evazion tatimor dhe biznesi nuk do të ndiqet penalisht siç përcaktohet në ligjin aktual.

P/ligji përcakton uljen e gjobave edhe për fshehjen e pagës. Me ligjin aktual bizneset që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve gjobiten me 500 mijë lekë. Por nga 1 korriku masa e gjobës do të jetë sa vlera e detyrimit të padeklaruar për periudhën që provohet shkelja.

Drafti i hartuar nga Financat heq ndëshkimin për punonjësit e paregjistruar të familjes dhe i lejon biznesit të vetkorrigjojë deklaratat tatimore deri në 5 vjet.

Përmes ndryshimeve p/ligji përcakton se bizneset e vogla kryesisht te shitjes me pakicë, me xhiro nga 5 deri në 8 milionë lekë në vit, të cilat kapen duke tregtuar mallra të pashoqëruara me faturë do të klasifikohen automatikisht si biznes i madh. Aktualisht dënimi për këtë shkelje është vetëm konfiskim i mallit.

Drafti i plote

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio