Alpha Listëpagesa

listepagesa
Përshkrim i shkurtër

Modul i programit AlphaWeb, i cili mundëson automatizimin dhe administrimin e të gjithë procesit të listëpagesave duke filluar nga mbajtja e evidencave të punonjësve të kompanisë, deri te regjistrimi i listëpagesave dhe raportimi i tyre në organet shtetërore dhe administratën e kompanisë.

   

  

  • Gjeneroni automatikisht formatet zyrtare të raporteve të kërkuara nga organet tatimore.
  • Regjistroni shpejt listëpagesën e kompanisë.
  • Administroni çdo informacion për punonjësit tuaj dhe strukturën administrative të biznesit.
  • Kontabilizoni automatikisht listëpagesat.
  • Konfiguroni dhe përshtatni programin sipas nevojave specifike të kompanisë suaj.
  • Siguroni historikun e punësimeve.

I përshtatshëm për: biznese të mesme dhe të mëdha, me një numër të konsiderueshëm punonjësish.

Modulet bazë: moduli i listëpagesave. 

Shërbimi i ofruar: implementimi i modulit, konfigurimi sipas nevojave të aktivitetit, asistenca teknike me telefon dhe online pa limit.

Funksione Kyçe

Fleksibël dhe i konfigurueshëm sipas nevojave specifike të kompanisë
Moduli i listëpagesave në AlphaWeb është një nga modulet më të gjera, më fleksibël dhe më të kostumizueshme.

  • Konfiguroni lehtësisht komponentët e pagave dhe të punonjësve.
  • Ndryshoni në çdo kohë komponentët përbërës të pagës sipas modifikimeve të bëra nga kompania.
  • Konfiguroni pagat në monedhë bazë ose në monedhë të huaj.

Administroni të dhënat e punonjësve dhe strukturën e kompanisë
Krijoni lehtësisht strukturën e kompanisë (çelja e të gjitha departamenteve dhe sektorëve përkatës).

  • Lidhni punonjësit me departamentet përkatëse.
  • Krijoni kartelat personale të çdo punonjësi me të dhënat e tij identifikuese, të dhënat për llogarinë bankare, për pagën bazë të punonjësit dhe elemente të tjera, që ndikojnë në llogaritjen e pagës neto.

Regjistroni shpejt listëpagesën
Ambienti i regjistrimit të listëpagesave ofron:

  • Regjistrimin e saj dhe ndarjen sipas departamenteve.
  • Llogaritjen automatike nga programi të secilit prej komponentëve të listëpagesës për secilin prej punonjësve, në varësi të numrit të ditëve të punës.
  • Llogaritjen automatike të detyrimeve ndaj sigurimeve shoqërore të kompanisë.

Kontabilizoni automatikisht listëpagesat dhe kontrolloni historikun e punësimeve në çdo kohë

  • Kontabilizimi është i detajuar në nivel departamenti dhe i konfigurueshëm sipas kërkesave të kompanisë nëpërmjet lidhjes komponent listëpagesë – llogari kontabël.
  • Mund të siguroni historikun e punësimeve nëpërmjet përcaktimit të datës së fillimit të punës të çdo punonjësi, datës së largimit nga puna dhe ndjekjes së lëvizjeve të punonjësit nga një departament në tjetrin.
  • Gjeneroni automatikisht formatet e raporteve të kërkuara nga organet tatimore.

Disa nga raportet janë:

  • Pasqyra e sigurimeve shoqërore, shëndetësore, tatimit mbi të ardhurat
  • Pasqyra e punonjësve të punësuar dhe atyre të larguar rishtazi
  • Formulari i sigurimeve shoqërore, shëndetësore
  • Formulari i pagesës për të ardhurat nga punësimi
  • Listëpagesa për përfitimet afatshkurtra
  • Raporte menaxheriale, me të dhëna analitike për pagën e punonjësve, për llogaritjet e bëra çdo muaj etj.

Kërkesa teknike

AlphaWeb Business | Server Online

  • Linja e internetit: lidhje e thjeshtë interneti (këshillohet me shpejtësi  2MB ose më të lartë)
  • Browser: Google Chrome, Mozilla Firefox, Internet Explorer 8 (ose më i avancuar)
  • Sistemi operativ: Windows, Macintosh, Linux

 

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio