Alpha Water Bill

water
Përshkrim i shkurtër

Alpha Water Bill-i është program i ndërtuar për nevojat e ndermarrjeve të ujësjellës- kanalizimeve. Me Alpha Water Bill kontrolloni me lehtësi asetet në saje të sistemit GIS të integruar, menaxhoni marrëdhëniet me konsumatorët në sajë të modulit CRM, si dhe përfitoni një shumëllojshmëri raportesh të përshtatura sipas nevojave të ndërmarrjes. Programi përbehet nga 5 komponentë kryesore: Faturimi, Kontabiliteti, Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët, GIS-Asete dhe Web-Pagesa.

 

  • Automatizoni procesin e faturimit.
  • Përmirësoni cilësinë e shërbimeve ndaj klientëve duke menaxhuar marrëdhëniet me klientët/konsumatorët (CRM).
  • Evidentoni humbjet nga shpërdorimet e ujit duke identifikuar pozicionin gjeografik të aseteve (GIS Asete).
  • Afishoni në internet faturat.
  • Konfiguroni të drejtat e përdoruesve sipas hierarkisë së kompanisë.

I përshtatshëm për: ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve.

Modulet bazë: faturimi (billing), kontabiliteti, CRM (menaxhimi i marrëdhënieve me klientin), GIS Asete, Web-pagesa.

Shërbimi i ofruar: instalim, trajnim profesional për stafin, asistencë teknike të vazhdueshme për vënien në punë të programit dhe konfigurimin e tij sipas kërkesave të përdoruesve.

Funksione Kyçe

Gjeneroni automatikisht faturat (billing) e ujit/kanalizimeve për abonentët
në bazë të konsumit, me detyrimet e prapambetura dhe zërat e tjerë: pastrim, kanalizime, lidhje e shërbime të tjera.

  • Monitoroni kontratat me të dhënat që përshtaten sipas nevojave: kodi, klasat, zonat, arkat, mënyra e llogaritjes, adresa, lexuesi (kontatori) individual, lexuesi i grupit etj.
  • Monitoroni arkëtimet, printimin e mandatpagesave.
  • Llogarisni automatikisht kamatëvonesat dhe përditësimin e gjendjes së furnitorëve.

Menaxhoni marrëdhëniet me klientët/konsumatorët (CRM)
Moduli CRM (menaxhimi i marrëdhënieve me klientin) evidenton dhe monitoron kërkesat dhe ankesat e klientëve, sipas problemeve të njësive administrative.

  • Mundëson regjistrimin e detyrave sipas hapave, afateve, njësive dhe personave.
  • Gjeneron raportet përkatëse sipas afateve.

Evidentoni pozicionin gjeografik të aseteve (GIS Asete)
GIS Asete mundëson evidentimin e pozicionit gjeografik të aseteve (tubacione, nyje, degëzime, burime etj.) në një hartë digjitale.

  • Duke klikuar në pozicionin që ju intereson, ju shfaqen të dhënat teknike, financiare dhe historiku i aseteve që ndodhen në të.
  • Në raportet e inventarit do të keni gjithashtu edhe koordinatat e vendndodhjes së tyre.

Kontabilizoni lehtësisht dokumentet
Moduli i kontabilitetit në Alpha Water Bill thjeshtëzon punën e përdoruesit.

  • Gjeneroni të gjithë librat financiarë të blerjes, bankës, inventarit, kontabilitetit etj.
  • Kontabilizoni automatikisht dokumentet duke gjeneruar raporte, si: ditari i kontabilitetit, libri i madh, bilanci, pasqyrat e të ardhurave dhe shpenzimeve etj., si dhe mjaft raporte të tjera menaxheriale.
  • Azhurnoni automatikisht veprimet e hapjes dhe mbylljes së vitit ushtrimor bazuar në efektin e kursit të këmbimit, duke i lënë hapësirë përdoruesit edhe për veprime manuale.
  • Llogaritni automatikisht amortizimin e aseteve sipas normave, metodës, jetëgjatësisë.

Kontrolloni faturat online me “Web-pagesa”

  • Me anën e një fjalëkalimi personal, gjeni drejtpërdrejt në internet faturën dhe detyrimin tuaj, pa pasur nevojë që të shkoni në zyrat e NUK-ut.

Kërkesa teknike

  • Program rrjeti;
  • Sistemi operativ: Windows server 2003/2008;
  • Procesori: Minimumi Dual Core 2GHz, Ram 4 GB, këshillohet 8 GB;
  • Hard Disk: Minimumi 100 GB;
  • Databaza e programit: SQL Server 2008 Enterprise (full), Sql Server 2008 R2 Standard ose Enterprise.
CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio