Alpha Pharma

pharma
Përshkrim i shkurtër


Alpha Pharma është program kompjuterik, i cili integron procesin e prodhimit, tregtimit dhe mbajtjen e kontabilitetit të artikujve farmaceutike në një vënd të vetëm. Ky program ju ndihmon të administroni recetat, klientët, furnitorët, kontrollin e inventarit, si dhe përmban modulet specifike të prodhimit, qendrave të kostos, listëpagesave, amortizimit.

    

 

  • Kontrolloni ecurinë e ndërmarrjes nëpërmjet raporteve specifike për depot.
  • Regjistroni shpejt dhe lehtë dokumentet e përditshme.
  • Administroni të dhënat specifike të artikujve farmaceutikë.
  • Kontrolloni inventarin sipas datë skadencës.
  • Administroni procesin e prodhimit të barnave.

I përshtatshëm për: depot farmaceutike.

Modulet bazë: raporte , kontabiliteti, inventarë, blerje dhe shitje, klientë dhe furnitorë, arka dhe banka,prodhimi, qendrat e kostos, listëpagesat, amortizimi.

Shërbimi i ofruar: instalim, trajnim profesional për përdorimin e programit, asistencë teknike fillestare për të vënë në punë programin dhe konfigurimin e tij sipas kërkesave të përdoruesve, manuale përdorimi dhe video tutoriale pa pagesë.


Funksione Kyçe

Regjistroni shpejt dhe lehtë dokumentet e përditshme
Alpha Pharma përmban ambiente për regjistrimin e të gjithë dokumenteve të përditshme të një aktiviteti:

  • Fatura blerjeje, shitjeje me/pa doganë
  • Dokumentet e magazinës (fletëhyrje/fletëdalje magazine, transferime midis njësive etj.)
  • Dokumentet e arkës/bankës (mandatarkëtime/mandatpagese, derdhje/tërheqje bankare)
  • Formate të gatshme regjistrimi për secilin dokument, me fusha që plotësohen automatikisht

Administroni të dhënat specifike të artikujve farmaceutikë
Me Alpha Pharma administroni të dhënat e artikujve farmaceutikë:

  • Me informacion specifik për kodin e barit, serinë e artikullit
  • Datat e skadencës, të dhënat për rimbursimin apo jo të artikullit, nivelit të TVSH–së etj

Kontrolloni barnat sipas datë skadencave nëpërmjet:

  • Përcaktimit të datës së skadencës së artikullit në dokumentin e faturës së blerjes, faturës së shitjes, dokumenteve të magazinës
  • Sugjerimit të datë skadencës së radhës për t’u bërë dalje automatikisht nga programi
  • Kontrollit të gjendjes së artikujve në magazina sipas datave të skadencave

Administroni procesin e prodhimit të barnave
Moduli i prodhimit në Alpha Pharma mundëson ndjekjen dhe kontrollin e plotë të procesit të prodhimit me ambiente për regjistrimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe gjenerimin e raporteve përkatëse të prodhimit.

  • Gjeneron raportet për prodhimin, konsumin e lëndëve të para, firot, skarcot, kostot etj.
  • Përmban mjediset e prodhimit: hyrjet dhe daljet nga prodhimi, kartelat e artikujve të prodhimit me recepturat e lëndëve të para dhe shpenzimet e tjera.
  • Përmban procedura të cilat përshtaten dhe automatizohen sipas skemave të njësive të prodhimit, me disa faza, për produkte të ndërmjetme dhe përfundimtare.

Integrohet me programin e ISKSH-së

  • Alpha Pharma bën të mundur transferimin dhe raportimin e faturave të blerjeve dhe faturave të shitjeve në institucionin e ISKSH-së sipas kërkesave të organeve përkatëse.

Kontrolloni dhe analizoni të ardhurat dhe shpenzimet sipas qendrave të kostos
Moduli i qendrave të kostos ofron mbajtjen e kontabilitetit analitik të qendrave të kostos duke bërë shpërndarjen e të ardhurave dhe shpenzimeve, evidentimin dhe krahasimin e performancës së arritur për secilën prej qendrave të kostos. Ky modul:

  • Përmban dritare për çeljen, konfigurimin dhe pasqyrimin e veprimeve sipas qendrave të kostos.
  • Mundëson zbërthimin e qendrave të kostos në zëra e nënzëra deri në 5 nivele.
  • Automatizon shpërndarjen e shpenzimeve dhe të ardhurave sipas skemës, vlerës, përqindjes e llogarive.
  • Ofron një sërë raportesh informuese, kontrolluese e sinjalizuese.

Administroni listëpagesat, pagat dhe të dhënat e punonjësve tuaj
Moduli i listëpagesave administron listëpagesën, kartelën e punonjësit, pagën me përbërësit e saj, sigurimet, kompensimet, shtesat, ndalesat etj. Ofron dritare përshtatjeje, tabela ndihmëse, formula e llogari, të cilat lejojnë çdo lloj paraqitje për pagat dhe listëpagesat, që pasqyrohen edhe në raportet zyrtare.

  • Gjeneroni automatikisht formatet zyrtare të raporteve të kërkuara nga organet tatimore.
  • Regjistroni shpejt listëpagesën e kompanisë.
  • Administroni çdo informacion për punonjësit tuaj dhe strukturën administrative të biznesit.
  • Kontabilizoni automatikisht listëpagesat.
  • Konfiguroni dhe përshtatni programin sipas nevojave specifike të kompanisë suaj.
  • Siguroni historikun e punësimeve të punonjësve tuaj.

Kërkesa teknike

  • Program rrjeti;
  • Instalimi online ose drejtpërdrejt nga CD;
  • Sistemi operativ: Windows server 2003/2008;
  • Procesori: Minimumi Dual Core 2GHz, Ram 4 GB, këshillohet 8 GB;
  • Databaza e programit: SQL Server 2008 Enterprise (full), Sql Server 2008 R2 Standard ose Enterprise;
  • Plotësisht i integrueshëm me: printerët, lexuesit optikë (skaner), kasat fiskale etj.
CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio