Deklarata individuale vjetore e të ardhurave 2014

Njoftim datë 23.04.2015 – Mbi plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave të Vitit 2014

Afati përfundimtar për plotësimin e Deklaratës Individuale Vjetore të të Ardhurave të Vitit 2014 është data 30 Prill, 2015. Plotësimi i deklaratës bëhet vetëm në formë elektronike. Në vijim janë disa udhëzime nëse deklarimin do ta kryeni vetë.

Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave duhet plotësuar nga:

Individët rezidentë në Republikën e Shqipërisë që realizojnë të ardhura personale mbi 2.000.000 Lekë në vit;

Personat jo-rezidentë (individë të huaj) që realizojnë të ardhura me burim në Republikën e Shqipërisë mbi 2.000.000 Lekë në vit;

 

Deklarimi i të ardhurave personale mund të bëhet vetëm në formë elektronike nga Individët rezidentë dhe Individët jo-rezidentë, përfshirë shtetasit e huaj rezidentë ose jo-rezidentë tatimorë në Shqipëri.

 

A. Për Shtetasit Shqiptarë (që janë pajisur me kartë identiteti) Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave duhet detyrimisht të plotësohet nga faqja e internetit e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Për tu log-uar në Sistem ndiqen hapat që vijojnë:  

1.     Klikoni në adresën :  www.tatime.gov.al,

2.     Në kutinë shërbimet, zgjedh "eSherbimet -Tatimet e mia", dhe klikoni  "Regjistrim Ketu",

3.     Plotësoni të dhënat personale në fushat e mëposhtme:

Shënim: Pasi jeni regjistruar, mund të hyni në eFiling! 

Emri juaj i përdoruesit do të jetë numri juaj personal dhe fjalëkalimi juaj do të jetë fjalëkalimi që keni vendosur në këtë formë!

 B. Shtetasit e huaj duhet të regjistrohen në Administraten Tatimore si Tatimpagues të të Ardhurave Individuale. Për tu regjistruar ato duhet të paraqiten në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve dhe individi jep disa te dhena identifikuese dhe me pas pajiset me nje numer identifikimi nga sistemi. Pasi Personat jo-rezidentë pajisen me user name dhe password përkatës mund të hynë në e-Filing.

4.     Pas hyrje në sistem tek "Deklaratat", zgjedh "Tatimin mbi të Ardhurat Individuale", kliko krijo "Deklaratë"dhe zgjidh periudhen 2014 (14 A) që do të deklarohet. 

5.     Plotëso Formularin për të ardhurat e realizuara dhe tatimet e mbajtura. Nëse jemi të bindur për plotësimin e saktë, Kliko "Ruaj, dhe shëno gati për përpunim". 

6.     Në rast se deklarata rezulton me Tatim për tu Paguar, atëhere kliko "Printo Urdhërpagesën".

Burimi: DPT

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio