Shtyhet - Amnistia Fiskale

Miratohet  shtyrja e faljes fiskale deri me 31 dhjetor të këtij viti. Detyrimet tatimore dhe doganore të bizneseve që operojnë në vend do të falen sipas një skemë të miratuar nga Ministria e Financave, e cila fillimisht është miratuar në vitin 2011, por nuk dha rezultatet e pritshme. Në listën e përfituesve janë edhe individët që nuk kanë deklaruar kapitalet, si dhe të vetëpunësuarit që nuk kanë shlyer detyrimet për sigurimet shoqërore. Këtu hyjnë edhe ata që punojnë ose kanë punuar në bujqësi. Sipas ligjit “Për legalizimin e kapitalit, dhënien e amnistisë për disa vepra penale dhe faljen e një pjesë të borxhit tatimor dhe doganor” do të përfitojnë operatorët ekonomikë që rivlerësojnë aseset.

Falja e gjobave

Në qendër të aministisë është falja e gjobave dhe borxheve doganore e tatimore. Sipas ligjit do të bëhen zero taksat, gjobat, apo borxhet në tatime e dogana deri më datë 31 dhjetor 2007, por për borxhet e reja, do të vendoset një taksë progresive. Për vitin 2008, biznesi do të paguajë vetëm 30 për qind të detyrimeve, dhe i falen gjobat e kamatat. Për vitin 2009 do të paguajë 40 për qind të detyrimeve, ndërsa për vitin 2010, 50 për qind të detyrimeve. Pikërisht për këtë vit, ka shumë debate, pasi bilanci i vitit 2010 dorëzohet deri më 31 mars të vitit 2011. Në këtë mënyrë, ka shumë mundësi që biznesi të fillojë të lëvizë në zonën gri të bilancit për të përgjysmuar detyrimet. Nga ana tjetër, fitimet e këtij biznesi janë edhe më të mëdhatë nga shmangia e taksave. Për këtë arsye, në amnistinë fiskale taksa e legalizimit është 6 për qind. Nëse deri dje një kompani ka punuar me një bilanc joreal, vetëdeklarimi i bilancit të rregullt do të kërkojë vetëm 6 për qind të shumës që pretendohet të legalizohet. Pra, në rast se një biznes ka krijuar fitime më shumë se sa thotë bilanci, atëherë tatimi i fitimit të fshehur do të jetë 6%. Biznesi i madh mund të rivlerësojë gjithashtu edhe asetet. Për pronat e patundshme, mendohet se rivlerësimi do të kushtojë 6%, ndërsa për makineritë apo mjetet që amortizohen, do të jetë 7 për qind.

Individët

Për të gjitha pasuritë e individëve që shiten në treg dhe që kanë diferenca midis çmimit të blerjes në momentin fillestar dhe atij të shitjes në tregun aktual, mbi këtë shumë paguhet 10 %. Më konkretisht nëse një apartament i blerë në vitin 2002, kushtonte 30 mijë USD dhe nëse shitet sot kushton 100,000 Euro, ka një diferencë në vlerë prej rreth 100,000 USD, c’ka do të bënte që tatimi në masën 10% të ishte 10,000 USD. deri në 31 dhejtor të këtij viti duke bërë rivlerësimin qytetari do të paguajë vetëm 1,000 USD. Sipas statistikave deri në vitin 2011 janë rivlerësuar banesa në një shumë prej 700 milionë dollarësh, prej të cilave kanë përfituar mbi 14 mijë familje.

Falen kamatëvonesat për sigurimet shoqërore

Të gjithë të vetëpunësuarve u falen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat e papaguara deri më 31 dhjetor 2008. Falen edhe 2 vitet e fundit nëse paguajnë sigurimet për vitin 2011. Kësaj kategorie, nëse dëshiron të paguajë detyrimet për kontributet, i falen gjobat dhe kamatëvonesat për të gjithë periudhën e kaluar. Personave fizikë, biznes i vogël, u falen gjobat dhe kamatëvonesat për të punësuarit e tyre, deri më 31 dhjetor 2010.

Borxhet e qytetarëve që falen

Të gjitha taksat e papaguara nga qytetarët deri në fund të vitit 2010 falen.

Të gjitha taksat e papaguara për automjetet si dhe gjobat e vendosura ndaj tyre deri në 2010, falen.

Detyrimet doganore të makinave të importuara deri në fund të vitit 2010, falen 50% e principalit të detyrimit si dhe gjobat e interesat nëse paguhet 50% e principalit të detyrimit.

Biznesi i vogël

1. Përfiton të drejtën të legalizojë çdo shumë monetare të padeklaruar kundrejt pagimit të tarifës prej 3 për qind.

2. Të vetëpunësuarve në bujqësi u falen kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore e shëndetësore deri në fund të vitit 2008. Atyre u falen kontributet e papaguara për vitet 2009-2010 me kusht që të paguajnë detyrimet e vitit 2011 brenda afatit ligjor.

3. Të gjithë tatimpaguesve të tjerë që nuk kanë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për të punësuarit e tyre për periudhën deri më 31 dhjetor 2010, u falen gjobat dhe kamatëvonesat që lidhen me këto detyrime.

4. Të gjithë tatimpaguesve u falen gjobat e papaguara për mosinstalimin e pajisjeve fiskale me kusht që t’i kenë të instaluara ato brenda datës 28 shkurt 2011.

Biznesi i madh

1. Të gjithë personave juridikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, u falen detyrimet tatimore të papaguara deri më 31 dhjetor 2008. Detyrimet për vitin 2009 u falen nëse paguajnë 30 për qind të principalit, ndërsa për vitin 2010 u falen nëse paguajnë 50 për qind të principalit.

2. Personat juridikë kanë të drejtën në rivlerësojnë me vlerën e tregut pasuritë e paluajtshme dhe makineritë kundrejt tarifave 5 për qind dhe 3 për qind.

3. Diferenca që rezulton nga rivlerësimi do të përfshihet në shpenzimet vjetore në formën e amortizimit.

Legalizimi i parave

Në datën 15 shtator 2011, një individ ka hapur një llogari në bankë në shumën 1 000 000 lekë për legalizim, në bazë të ligjit nr. 10418, datë 21.4.2011. Për efekt legalizimi, banka ka mbajtur si tatim në burim 3% të shumës, pra 30 000 lekë.

Në rast se në datën 20 qershor 2012, ky individ paraqitet pranë bankës për të bërë transferim në një llogari bankare në Itali të shumës prej 500 000 lekësh, në këtë rast, për të proceduar me transferimin, banka i mban 13% të shumës që kërkohet të transferohet, pra 65 000 lekë.

Burimi: Shekulli.com.al

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio