AlphaWeb Start

webstart
Përshkrim i shkurtër

AlphaWeb Start është programi më i thjesht i kontabilitetit për bizneset e vogla dhe te mesme. Ju ndihmon te administroni financat, klientët, furnitorët, magazine si dhe raportet e nevojshme zyrtare. Punon tërësisht online kudo qe ka internet.





  • Lehtëson punën dhe komunikimin në largësi.
  • Ka të njëjtën siguri si bankat për shërbimet online.
  • Ruan të dhënat (backup) automatikisht.
  • Nuk ka nevojë për azhurnim, ju punoni gjithmonë në versionin më të ri.

I përshtatshëm për: biznese të vogla dhe të reja kryesisht me aktivitet tregtar me një numër të kufizuar veprimesh.

Modulet bazë: raporte, kontabiliteti, inventarë, blerje dhe shitje, klientë dhe furnitorë, arka dhe banka.

Shërbimi i ofruar: asistencë teknike me telefon dhe online pa limit.

Funksione Kyçe

I thjeshtë për t’u vënë në punë
AlphaWeb Start-i është i lehtë për t’u implementuar në biznesin tuaj dhe ju mund të filloni ta përdorni menjëherë, nuk ka asgjë për të shkarkuar ose instaluar.

  • Punoni online kudo dhe kurdo që keni nevojë dhe të dhënat tuaja janë të sigurta. Ju duhet vetëm një lidhje interneti.
  • Administroni përdorues të shumtë duke përcaktuar (moduli i aprovimeve) nivelet e të drejtave në program sipas nevojave tuaja, pozicionit të punës apo hierarkisë së përdoruesve.
  • Kontrolloni me lehtësi të gjitha veprimet duke pasur informacion të plotë për të dhënat tuaja në çdo kohë. Ndiqni historikun e plotë të veprimeve.
  • Transferoni shpejt të dhënat ekzistuese duke importuar klientët, produktet dhe shërbimet me një file CSV/Eksel-i.

Administroni klientët dhe shitjet
AlphaWeb Start-i administron klientët tuaj, shitjet e produkteve dhe shërbimeve, arkëtimet dhe pagesat në një vend të vetëm.

  • Administroni me lehtësi shitjet dhe blerjet me anë të ciklit të plotë të dokumenteve: kërkesë shitjeje/blerjeje, ofertë shitjeje/blerjeje, urdhër shitjeje/blerjeje.
  • Regjistroni lehtësisht me një klikim shitjet, blerjet, arkëtimet, pagesat, kërkesat/ofertat/ faturat etj.
  • Krijoni automatikisht, nga regjistrimet, librat përkatës të shitjes, blerjes, arkës, bankës etj.
  • Pasqyroni automatikisht në inventar ndryshimet nga blerjet dhe shitjet.

Ndiqni ecurinë e biznesit tuaj
AlphaWeb Start-i ofron një sërë raportesh financiare dhe menaxheriale të gatshme, që ju ndihmojnë të ndiqni dhe analizoni ecurinë e biznesit tuaj.

  • Kontrolloni ecurinë e biznesit me raportet zyrtare: bilanci kontabël, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, cash flow etj.
  • Administroni me lehtësi pikat në largësi. AlphaWeb-i zgjidh problemet e komunikimit me pika të largëta, si me magazinat dhe pikat e shitjes, të cilat ndodhen në largësi.
  • Përshtatni mjediset e programit sipas kërkesave tuaja. Të gjitha mjediset e çeljeve, regjistrimeve dhe raportet financiare e menaxheriale janë lehtësisht të kostumizueshme.
  • Ndiqni ecurinë me raportet Business Intelligence. AlphaWeb-i ju jep mundësinë që të krijoni raporte sipas nevojës për blerjen, magazinën, shitjen, kontabilitetin. Këto raporte ju mund t’i ruani në program, përveç raporteve standarde që ofron vetë programi.

Kërkesa teknike

AlphaWeb Start | Server Online

  • Linja e internetit:  lidhje e thjeshtë (këshillohet me shpejtësi 2MB ose më të lartë)
  • Browser: Google Chrome, Mozilla Firefox, Internet Explorer 8 (ose më i avancar)
  • Sistemi operativ: Windows, Macintosh, Linux
CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio