Miratohet Ligji “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar

Miratohet Ligji “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, sipas Direktivave të njohura në Bashkimin Evropian.
 

Ligji i ri synon te percaktoje rregulla te reja të cilat sigurojnë:

  • Njëtrajtshmëri në aplikimin e TVSH-së duke e unifikuar kështu sistemin e taksimit shqiptar me atë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian;
  • Konkurrencë të drejtë dhe kushte të barabarta, duke eliminuar sa është e mundur faktorët që cenojnë këto kushte;
  • Stimulimin e qarkullimit të mallrave dhe të shërbimeve duke e bërë biznesin shqiptar konkurrues midis vendeve të zhvilluara.
  • Eliminimin e taksimit të dyfishtë të TVSH-së për transaksionet midis bizneseve në Shqipëri dhe atyre të vendosura në çdonjërin vend anëtar të BE-së (parimi i destinacionit);
  • Përkufizimin dhe trajtimin në mënyrë të detajuar dhe të pasuruar konceptet mbi furnizimin e mallrave dhe shërbimeve mbi të cilat zbatohet TVSH-ja, duke shmangur konfuzionin dhe paqartësitë;
  • Shmangien e paqartësisë lidhur me furnizimin e pasurisë së patrupëzuar, duke e përkufizuar atë si një furnizim shërbimi;
  • Trajtimin jashtë objektit të aplikimit të TVSH-së të mallrave të dhuruara deri në një vlerë tavan, përfshirë dhe kur ato dhurohen për qëllime të nxitjes së biznesit, ndryshe nga sa trajtohet aktualisht, ku çdo mall i dhuruar, pavarësisht vlerës së tij, tatohet me TVSH.
  • Reduktimin e kostove të biznesit për fushatat e publicitetit dhe promocionit, duke mos kufizuar të drejtën për të zbritur TVSH e paguar në blerje nga biznesi për artikujt promocionale dhe publicitare.


Ky ligj botohet në “Fletoren Zyrtare” dhe hyn në fuqi më 1 janar 2015.
Ligji i Plote botuar ne F.Zyrtare 128 / 2014

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio