Ndryshim i pages minimale dhe maksimale per efekt te llogaritjes se kontributeve

Ju njoftojmë se në zbatim të Vendimit Nr.457, datë 09.07.2014, të Këshillit të Ministrave "Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.1114, datë 30.7.2008 të Këshillit të Ministrave, i botuar në Fletoren Zyrtare Nr.112, datë 21.07.2014, duke filluar nga data 1 Gusht 2014 e në vazhdim, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, do të jetë jo më pak se 19.406  (nëntëmbëdhjetë mijë e katërqind e gjashtë) lekë, ndërsa paga maksimale mujore do  të jetë 97.030 (nëntëdhjetë e shtatë mijë e tridhjetë) lekë.

Për të vetëpunësuarin (person fizik), për vete dhe për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët ai punon e bashkëjeton, kontributet e sigurimeve shoqërore llogariten mbi bazën e pagës mujore 19.406 lekë, ndërsa kontributet e sigurimeve shëndetësore llogariten mbi bazën e dyfishit të kësaj page e barabartë me 19.406 x 2 = 38.812 (tridhjetë e tetë mijë e tetëqind e dymbëdhjetë) lekë.

Për të punësuarit, marrëdhëniet e punës të të cilëve regullohen në bazë të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, "Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, paga minimale mujore, për llogaritjen e kontributeve, është ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit nr.111, të ligjit të sipërpërmendur. Kjo pagë, sipas VKM nr. 573 date 03.07.2013 "Për përcaktimin e pagës minimale, në shkallë vendi", vazhdon të jetë 22.000 (njëzet e dy mijë) lekë. "

Paga maksimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shëndetësore për të punësuarit, nga data 01.8.2014 e në vazhdim, është paga bruto, sipas përcaktimeve në pikën 1, të kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 1114, datë 30.7.2008, i ndryshuar, pra pa kufi të sipërm të pagës.

Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për personat e vetëpunësuar në veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante, si dhe për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 01.08.2014 e në vazhdim do të jetë 4.070 (katër mije e shtatëdhjetë ) lekë nga të cilat, 2.750 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë) lekë për sigurime shoqërore dhe 1.320 (një mijë e treqind e njëzet) për sigurime shëndetësore.

Zbatimi i V.K.M. nr.457, datë 09.07.2014, fillon me pagat e periudhës tatimore gusht 2014 e në vazhdim.

 

Burimi: tatime.gov.al

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio