Listepagesat e kontributeve te sigurimeve shoqerore, shendetsore dhe tatimi mbi te ardhurat

Ne zbatim te Vendimit te Këshillit të Ministrave Nr. 899 date 14.12.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.55, datë 3.2.2010, të Këshillit të Ministrave"Per deklarimin e detyrueshem te deklaratave tatimore dhe te dokumenteve te tjera tatimore, vetem nepermjet formes elektronike", te ndryshuar", percaktohen kushtet dhe rregullat si më poshtë:

Duke filluar nga 01.01 2012:
a. listepagesat e kontributeve te sigurimeve shoqerore, shendetsore dhe tatimi mbi te ardhurat nga punesimi,
b. pasqyrat e te punesuarve per here te pare, atyre rishtazi, si dhe te te larguarve nga puna,
c. deklarimi dhe pagesa e tatimit mbi te ardhurat personale te biznesit te vogel,
do te deklarohen vetem nepermjet formes elektronike, sipas afateve ligjore ne fuqi.

Deklarimi do te behet si me poshte:

1) Të gjitha subjektet, të regjistruara ose jo si tatimpagues të taksës vendore mbi biznesin e vogël, persona juridikë apo persona fizikë, organizatat joqeveritare, si dhe entet publike, duke filluar nga data 01 janar 2012 të dhënat e listëpagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi, si dhe të pasqyrës së të punësuarve për herë të parë, atyre rishtazi dhe të larguarve nga puna do t’i deklarojnë vetëm nëpërmjet formës elektronike.

2) Të gjitha subjektet, si ato që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e kontributeve brenda datës 20 të muajit pasardhës (biznesi i madh), ashtu dhe ato që kanë detyrimin e deklarimit brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik (biznesi i vogël), pavarësisht se afatin e deklarimit elektronik të listëpagesës për periudhën e parë tatimore të vitit 2012 e kanë përkatësisht brenda datës 20 shkurt dhe 20 prill, deklarimin elektronik të të dhënave të pasqyrës së ndryshimit të numrit të punonjësve duhet të fillojnë t’a kryejnë nga data 01 janar 2012, brenda afateve ligjore, sa herë do të kenë të punësuar të rinj apo të larguar nga puna.

3) Deklarimi i parë për periudhën e parë tatimore të vitit 2012, pra fillimi i procesit të deklarimit elektronik të të dhënave të pasqyrës së parë të ndryshimit të numrit të punonjësve, si dhe të listëpagesës (në rastet kur gjatë periudhës nuk ka patur ndryshim të numrit të punonjësve), duhet të fillojë nga regjistrimi (deklarimi) në sistemin elektronik e të dhënave për punonjësit që përmban listëpagesa e fundit e subjektit, pra të listëpagesës së muajit dhjetor 2011. Ky do të jetë deklarimi fillestar elektronik mbi të cilin do të reflektohen gjithë ndryshimet sipas periudhave tatimore në vazhdimësi.

4) Në zbatim të vendimit, të gjitha subjektet, duhet të dorëzojnë në organet tatimore, brenda afateve ligjore, edhe në formë shkresore, listëpagesat dhe të dhënat për ndryshimin e numrit të punonjësve për 6 (gjashtë) muajt e parë të vitit 2012. Për këto 6 (gjashtë) muaj, për efekt të zbatimit të afateve të deklarimit, do të vlerësohet dokumenti i dorëzuar apo i deklaruar më i pari në organin tatimor. Pavarësisht nga dorëzimi në formë shkresore e listëpagesës dhe pasqyrës së ndryshimit të numrit të punonjësve të dhënat e tyre duhet të deklarohen (regjistrohen) në mënyrë elektronike kronologjikisht duke filluar nga data 01 janar 2012 .

5) Të mbahet në vëmendje se sistemi i deklarimit elektronik të të dhënave të listëpagesës ofron dhe lejon deklarimin elektronik të listëpagesave të periudhave tatimore të kaluara para janar 2012, mundësi e cila duhet të përdoret nga të gjitha subjektet që kanë listëpagesa të pa dorëzuara akoma në organet tatimore e për rjedhojë edhe në sigurimet shoqërore.

6) Për identifikimin e punonjësve shtetas shqiptarë, që deklarohen në listëpagesë do të përdoret numri personal sipas ligjit nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin e shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, pra vendoset numri personal i shënuar në letërnjoftimin elektronik.
Për punonjësit shtetas të huaj, deri në paisjen e tyre me një numër identifikimi nga organet kopetente shqiptare, në sistemin elektronik do të regjistrohet numri personal që ata kanë me dokument nga shteti i tyre apo numri i pasaportës. Të bëhet kujdes pasi sistemi nuk funksionon nëse në të dhënat e listëpagesës apo të pasqyrës së ndryshimit të numrit të punonjësve mungon numri edhe i një punonjësi shtetas shqiptar apo i huaj.

7) Zbatimi i këtij vendimi nuk ndryshon asgjë nga rregullat në fuqi, lidhur me afatet e deklarimeve, sanksioneve përkatëse, si dhe rregullave të plotësimit të të dhënave të listëpagesës dhe pasqyrës së ndryshimit të numrit të punonjësve, që zbatohen për deklarimet shkresore. Datë e pranimit në organet tatimore e listëpagesës apo pasqyrës së ndryshimit të numrit të punonjësve do të merret data përkatëse e konfirmimit nga përfaqësuesi i subjektit, e cila vërtetohet nga nënshkrimi i tij elektronik në dokumentin përkatës.

8) Për të ndihmuar dhe lehtësuar subjektet në deklarimin në formë elektronike të të dhënave të listëpagesës dhe pasqyrës së ndryshimit të numrit të punonjësve në faqen zyrtare të internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve www.tatime.gov.al. gjendet udhëzuesi i përdoruesit, i cili shpjegon në mënyrë të hollësishme veprimet dhe hapat që duhen ndjekur për realizimin me sukses të procesit.

Vendimi i plote

dptInformacioni i mesiperm eshte marre nga njoftimet e publikuara nga faqja zyrtare e DPT dhe ka qellim informues dhe sensibilizues.

 

 

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio