Paga minimale ne shkalle vendi 2012

 

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961,datë 12.7.1996,“Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 4, të ligjitnr.10 405,datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1.Paga bazë minimale, mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj të jetë 21 000 (njëzet e një mijë) lekë.

2.Paga bazë minimale, mujore, jepetpër 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

3.Paga bazë minimale orare të jetë 121 (njëqind e njëzet e një) lekë.

4.Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5.Vendimi nr.527, datë 20.7.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagësminimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 15 korrik 2012.

 

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio