Pagesa me keste 3-mujore e parapagimit te tatim fitimit

LIGJ  Nr. 71/2012   date  26.08.2012
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998 “PËR TATIMIN MBI TË
ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:

Neni 1
Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, fjalia e parë e nenit 30 ndryshohet si më poshtë:
“1. Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan, në llogarinë e organeve tatimore, këstet tremujore të tatimin mbi fitimin, brenda datës 30 mars për muajt janar, shkurt dhe mars, brenda datës 30 qershor për muajt prill, maj dhe qershor, brenda datës 30 shtator për muajt korrik, gusht dhe shtator dhe brenda datës 30 dhjetor për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Këstet mund të paguhen edhe në baza mujore, jo më vonë se data 15 e çdo muaji, në shumat si më poshtë:”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2013.


Miratuar në datën 28.6.2012
Shpallur   me  dekretin   nr.7720,   datë   20.7.2012   të   Presidentit   të   Republikës  së   Shqipërisë, Bamir Topi


Botuar ne F.Zyrtare    89 / 2012
Dale nga shtypi  me 31.07.2012

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio