Deklarata individuale vjetore e të ardhurave

Del Udhezimi i MInistrit te Financave per Deklaraten Individuale te Ardhurave.
Deklarata individuale vjetore e të ardhurave dorëzohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore e cila mbulon vendbanimin e individit deklarues, dorazi, me postë apo në rrugë elektronike jo më vonë se data 30 Prill që pason periudhën tatimore, për të cilën bëhet deklarimi. Detyrimi i parë i deklarimit bëhet brenda datës 30 Prill 2012 për vitin fiskal 2011.

Deklarata individuale vjetore e të ardhurave plotësohet nga:
a)    Individët rezidentë shqiptarë për të ardhurat e realizuara brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë;

b)    Individët rezidentë të huaj për të ardhurat e realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë;

c)    Individët jorezidente shqiptare apo të huaj, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 13 “ Deklarata individuale vjetore e të ardhurave”, të Ligjit Nr 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar mund të plotësojnë deklaratën vjetore të të ardhurave megjithëse nuk kanë detyrim ligjor për këtë. Individët jorezidentë, sipas përcaktimit të bërë në pikën 2, të nenit 7, të Ligjit Nr 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, të cilët kanë detyrimin për  pagesën e tatimit mbi të ardhurat  personale të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

d)    Të vetëpunësuarit rezidentë, vendas ose të huaj, të cilët realizojnë të ardhura nga veprimtaria e biznesit të vogël, krahas deklaratës për biznesin e ushtruar e cila duhet dorëzuar deri datë 31 Mars të vitit pasardhës, duhet të plotësojnë për pjesën e fitimit pas tatimit (të përfituar në formën e të ardhurave personale) edhe  deklaratën  individuale vjetore të të ardhurave sikurse dhe individët e tjerë jo më vonë se data 30 Prill e vitit që pason periudhën tatimore për të cilën bëhet deklarimi;

Deklarata individuale vjetore e të ardhurave mund të plotësohet edhe nga persona të tjerë të cilët vendosin të bëjnë deklaratën megjithëse nuk kanë detyrim ligjor të bëjnë këtë deklarim si dhe nga ata të përcaktuar në pikën 2 të nenit 13 të ligjit, të cilët duan të përfitojnë nga skema e shpenzimeve të zbritshme, të parashikuara ne këtë ligj.

Udhezimi i plote i MInistrit te Financave


 

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio