Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore shëndetësore

V E N D I M

PËR

DISA  NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1114,  DATË 30.7.2008,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISA ÇËSHTJE NË ZBATIM TË LIGJEVE NR.7703, DATË 11.5.1993,       “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, NR.9136,  DATË 11.9.2003, “PËR MBLEDHJEN  E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN  E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, DHE NR.7870, DATË 13.10.1994,  “PËR SIGURIMET SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN  E SHQIPËRISË”,  TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.1114, datë 30.7.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 2, e kreut II, , ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, nga data 1.7.2010 e në vazhdim, të jetë jo më pak se 16 820 (gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet) lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 84 100 (tetëdhjetë e katër mijë e njëqind) lekë.

2. Pikat 1, 2, 6, 7, 9, 10, 11 e 13, të kreut III, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“1. Shuma minimale mujore e kontributeve, për të gjitha degët e sigurimit, për periudhën nga data 1.7.2010 e në vazhdim, të jetë 4 693 (katër mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre) lekë. Kontributi minimal mujor, sipas degëve të sigurimit, të jetë:

%               në lekë

Dega e sigurimit të sëmundjeve
0.3
51;

Dega e sigurimit të barrëlindjeve
1.4
235;

Dega e sigurimit të pensioneve
21.6
3 633;

Dega e sigurimit të aksidenteve dhe
sëmundjeve  profesionale

0.3

51;

Dega e sigurimit të papunësisë
0.9
151;

Sigurimet shëndetësore
3.4
572.

2.  Shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarin dhe për pjesëtarët e familjes, të patrajtuar me pagë, të jetë 7 për qind e pagës minimale mujore, e barabartë me 1 177 (një mijë e njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekë.”.

...

“6. I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.7.2010 e në vazhdim, paguan për vete një kontribut të detyrueshëm, për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 30 për qind (23 për qind, sigurim shoqëror, dhe 7 për qind, sigurim shëndetësor të pagës mujore minimale,  prej 16 820 (gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet) lekësh, të barabartë me  5 046 ( pesë mijë e dyzet e gjashtë) lekë në muaj.

7. I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.7.2010 e në vazhdim, paguan kontribut të detyrueshëm për sigurimet, shoqërore dhe shëndetësore, në masën 30 për qind (23 për qind, sigurim shoqëror, dhe 7 për qind, sigurim shëndetësor) të pagës mujore minimale prej         16 820 (gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet) lekësh, e barabartë me 5 046 (pesë mijë e dyzet e gjashtë) lekë në muaj.”.

...

“9. Personat e vetëpunësuar në veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante, nga data 1.7.2010 e në vazhdim, të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor, në shumën 1 440 (një mijë e katërqind e dyzet) lekë.

10. Personat mbi 16 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia, e që nuk janë të punësuar diku tjetër, duke filluar nga 1.7.2010 e në vazhdim, të paguajnë kontribut vetëm për sigurimin shëndetësor, në masën 7 për qind të pagës mujore minimale, prej 16 820 (gjashtëmbëdhjetë mijë e tetëqind e njëzet) lekësh.

11. Të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1.7.2010 e në vazhdim, të derdhin kontribut vjetor për sigurimet shoqërore, në masën 17 280 (shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë) lekë, me përjashtim të të vetëpunësuarve, që banojnë në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë dhe Tropojë, për të cilët masa e kontributit vjetor është 11 232 (njëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë e  dy) lekë.”.

...

“13. Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore, për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1.7.2010  e në vazhdim, të jetë         1 440      (një mijë e katërqind e dyzet) lekë  në muaj.”.

3. Pikat 2 e 4, të kreut  IV,  ndryshohen, si më poshtë vijon:

“2. Punëdhënësit dhe personat e vetëpunësuar, që e fillojnë veprimtarinë për herë të parë, paraqesin, në agjencitë e sigurimeve shoqërore, kopjen e certifikatës së identifikimit të personit të tatueshëm dhe regjistrimi bëhet sipas procedurës së përcaktuar në udhëzimin e ministrit të Financave. Pas pajisjes së shtetasve me letërnjoftimin elektronik, numri i sigurimit shoqeror zëvendësohet me numrin personal të identifikimit.” .

...

“4.Personat e vetëpunësuar për herë të parë, në veprimtari, tregtare a shërbimi, ambulante, paraqesin, në agjencitë e sigurimeve shoqërore, kopjen e certifikatës së identifikimit të personit të tatueshëm dhe regjistrimi bëhet sipas procedurës së përcaktuar në udhëzimin e ministrit të Financave. Pas pajisjes së shtetasve me letërnjoftimin elektronik, numri i sigurimit shoqëror zëvendësohet me numrin personal të identifikimit.”.

4.  Pas shkronjës “b”, të  pikës 6/1,  të kreut  IV, shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:

“c) periudhat nga data 1.9.1995 deri në datë 1.4.2006, për të cilat të  vetëpunësuarit në bujqësi kanë paguar kontribute deri në datën 21.12.2009, të cilët vendbanimin e kanë në të njëjtin rreth ku kanë tokën, për rastet, kur toka është blerë, sipas ligjit nr.7983, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e tokës bujqësore, livadheve dhe kullotave”, si dhe për rastet, kur toka është marrë me qira, me akt noterial.”.

5.  Pika 5, e kreut  V,  shfuqizohet.

6.  Pika 5, e kreut  VI,  ndryshohet, si më poshtë vijon:

“5. Për subjektet, juridike dhe fizike, përveç personave të vetëpunësuar në bujqësi, shuma e detyrimit kontributiv dhe e interesave llogaritet, evidentohet dhe administrohet nga administrata tatimore, e cila është përgjegjëse edhe për vjeljen e detyrimeve të prapambetura, që këto subjekte kanë ndaj sigurimeve shoqërore. Për subjektet debitore aktive me detyrime të prapambetura në organet e sigurimeve shoqërore dhe të paarkëtuara deri më 1.7.2010 të bëhet transferimi i detyrimeve të prapambetura të tyre në organet tatimore.”.

7. Në fund të shkronjës “a”, të  pikës 1, të kreut VII, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:

“Të dhënat mujore për detyrimet për kontributet e papaguara në afat për çdo subjekt, si dhe për kreditorët, për kontribute të paguara më tepër se detyrimi i llogaritur deri në datën 28, të muajit pasardhës dhe deri në datën 28 të muajit pasardhës, pas mbylljes së tremujorit, për të vetëpunësuarit privatë, sipas formatit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.”.

8. Kreu VIII ndryshohet, si më poshtë vijon:

“VIII. SHUMA BAZË E PERFITIMEVE

1.     Në mbështetje të neneve 2,  32,  36, e 48, të ligjit nr.7703, datë  11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shuma bazë e përfitimit nga data 1.7.2010 e në vazhdim, të jetë  10 690 (dhjetë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë) lekë në muaj.

2.     Në mbështetje të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11. 5. 1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shuma e përfitimit, për personat, që nuk plotësojnë kushtet për përfitimin e masës së pensionit, të përcaktuar në paragrafin e parë, të këtij neni, nga data 1.7.2010 e në vazhdim, të jetë 6 980 (gjashtë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë) lekë në muaj.

3.     Në mbështetje të pikës 4, të nenit 27, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërise”, të ndryshuar, shuma bazë e përfitimit për gratë, të cilat e kanë periudhën e fundit të sigurimit si të vetëpunësuara në bujqësi, nga data 1.7.2010 e në vazhdim, të jetë 6 980 (gjashtë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë ) lekë në muaj.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.7.2010.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


30/06/2010

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio