Per zbatimin e TVSH-së për Furnizimin e Barnave, nga data 31.01.2011

Ju njoftojme se në zbatim te  Ligjit Nr. 10363 date16.12.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”,  të ndryshuar, “Furnizimi i barnave, shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore, publike dhe private, është furnizim i tatueshëm me shkallën tatimore 10 për qind”.

Ministri i Financave  ne Udhezimin e tij Nr. 5  date 31.01.2011, udhezon se:

1. Nuk do të aplikohet TVSH-ja, për barnat e importuara dhe prodhuara në vend, të pajisura me pullën e kontrollit me çmimin pa TVSH, që rezultojnë gjendje në subjektet farmaceutike deri në datën e hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.10363, datë 16.12.2010 (date 31 Janar 2011).
2. Nderkohe të gjitha pullat e kontrollit të barnave që shiten nga data 1 shkurt 2011, do të kenë të përfshirë TVSH-në në cmimin përfundimtar të shitjes.
Qendra e Kontrollit të Barnave merr masa që në pullën e kontrollit të barnave të evidentohet cmimi përfundimtar me TVSH.
3. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2011, cdo person juridik apo fizik, importues apo prodhues i barnave, ne fund te çdo muaji, do te deklaroje stokun ne organin tatimor ku eshte i regjistruar.

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio