Instituti i Modelimeve ne Biznes (IMB) lancon Alpha WEB Start.

alpfa webKy material eshte publikuar nga www.imb.al

Alpha WEB Start-i punon tërësisht online dhe mund të aksesohet në çdo kohë, nga çdo vend me internet. Për të punuar me Alpha WEB-in nuk nevojitet server, antivirus apo mirëmbajtje. Administrimi, mirëmbajtja dhe përditësimet kryhen automatikisht dhe tërësisht online. Po ashtu kryhen të gjitha shërbimet e këshillimeve, trajnimit etj.

 

Falë teknologjisë së përdorur web, programi Alpha Web ka ndërfaqe komunikimi shumë komode, të thjeshtë dhe intuitive. Me këtë program mund të punoni me çdo lloj kompjuteri, madje edhe me celularët Smartphone që kanë internet. Me Alpha Web-in zgjidhet përfundimisht komunikimi në largësi me pikat e shitjes dhe të prodhimit, me magazinat dhe furnitorët, si dhe konsulentët tuaj (ekspertë kontabël, auditorë etj.) Të gjithë personat e autorizuar mund të logohen dhe të punojnë njëkohësisht me programin, pa e ndier largësinë dhe ngadalësimin nga puna e të tjerëve.

 

Autorizimi i përdoruesve është i ndarë në disa nivele, sipas detyrës, ambientit, njësisë dhe llojit të informacionit. Të dhënat janë të sigurta, edhe në rastet kur ju dëmtohet kompjuteri. Teknologjia e kriptimit që përdor Alpha WEB-i, është e njëjtë me teknologjinë që përdorin bankat për shërbimet online. Siguria dhe fshehtësia e tyre janë sipas standardeve të larta ndërkombëtare.

 

Ambientet e regjistrimit, si dhe raportet financiare dhe menaxheriale janë të kostumizueshme. Ato mund t'i përzgjidhni, t'i ndryshoni dhe t'i konfiguroni sipas kërkesave tuaja. Të gjitha shërbimet tona tani kryhen në çast, online, njësoj sikur të ishim pranë jush.

PËRSE DUHET TE ZGJIDHNI ALPHA WEB?

Administrim tërësisht Online

Nuk ka kosto fillestare instalimi apo mirëmbajte

Të dhënat janë të sigurta dhe në rastet kur dëmtohet kompjuteri

Ju paguani për aq sa e përdorni programin, pa detyrime kontraktuale

Per me shume Broshura ilustruese

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio