Alpha Pos

pos
Përshkrim i shkurtër

AlphaPos-i është program për administrimin me lehtësi të pikave të shitjes me shumicë e pakice, si dhe për të gjitha njësitë që tregtojnë një numër të madh artikujsh. Nëse kërkoni një program POS-i për ndjekjen e shitjeve, kontrollin e inventarit, kontabilitetit, AlphaPos-i është zgjidhja e duhur.

 

 
 

  • Gjeneroni në çast raportet për shitjet, debitorët, arkëtimet, inventarin.
  • Regjistroni shpejt dhe thjesht procesin e shitjeve.
  • Kontrolloni me lehtësi inventarin.
  • Administroni shitjet dhe ruani historikun e tyre.
  • Punoni si në një kasë shitjeje, ashtu edhe në rrjet kasash të lidhur me një kompjuter qendror.
  • Lidhet me çdo printer fiskal, lexues barkodesh, peshore etj.

I përshtatshëm për: markete, supermarkete, dyqane dhe njësi të tjera tregtuese, që kryejnë shitje me pakicë dhe shumicë.

Modulet bazë: raporte, inventarë, shitje dhe blerje, administrimi, transferimi.

Shërbimi i ofruar: instalim, trajnim profesional për përdorimin e programit, asistencë teknike fillestare për të vënë në punë programin dhe konfigurimin e tij sipas kërkesave të përdoruesve, manuale përdorimi dhe video tutoriale pa pagesë.

Funksione Kyçe

Regjistroni shpejt dhe lehtë dokumentet e përditshme
Alpha Pos-i mundëson regjistrimin e ciklit të shitjeve dhe konfigurimin e kartave të klientëve.

  • Regjistroni shpejt dhe në kohë reale çdo shitje duke ofruar disa metoda pune: ekran touch screen, vetëm me tastierë, vetëm me maus.
  • Kërkoni shpejt artikujt: me skaner, duke kërkuar kodin apo përshkrimin e artikullit.
  • Keni disa mundësi për të marrë pagesat: para në dorë, kartë krediti, në mirëbesim, në monedhë të huaj etj.
  • Mund të punojnë shumë shitës paralelisht edhe në rastet e shkëputjes së rrjetit.

Kontrolloni me lehtësi inventarin dhe magazinat
Alpha Pos-i administron magazinat dhe kontrollon lëvizjet e inventarit.

  • Evidentoni gjendjet dhe hyrje-daljet nga magazina sipas grupeve dhe nëngrupeve, kodeve, fotove etj.
  • Menaxhoni lehtësisht mungesat dhe stoqet e inventarit duke njoftuar për nevojat e furnizimit.
  • Rivlerësoni artikujt me disa metoda kostoje.
  • Pasqyroni automatikisht në inventar ndryshimet nga blerjet dhe shitjet.

Kontrolloni ciklin e blerjes/shitjes
Gjithçka ju duhet për të menaxhuar klientët tuaj, shitjet, blerjet, furnitorët, mund t’i keni të gjitha në një modul të vetëm.

  • Regjistroni dhe kërkoni shpejt çdo informacion të nevojshëm për klientët dhe furnitorët.
  • Identifikoni ecurinë e shitjeve nëpërmjet raporteve fleksibël.
  • Plotësoni automatikisht librat e shitjes, të blerjes, kartelat e klientëve dhe furnitorëve.
  • Rakordoni faturat me porositë, pagesat, hyrje-daljet nga magazina.

Monitoroni punën e përdoruesve të programit
Me anë të modulit të administrimit, mbikëqyrni punën e punonjësve tuaj sipas:

  • Detyrave, të drejtave për regjistrim, korrigjim apo vetëm lexim të dokumentit.
  • Elementeve të veçanta: çmimit, llogarisë, njësisë administrative etj.

Integrohet me programin Alpha Start dhe Alpha Business
I gjithë informacioni i regjistruar në Alpha Pos mund të rakordohet në fund të ditës me programet Alpha Start dhe Alpha Business.

  • Transferoni të dhëna kyçe mes dy programeve (artikujt, klientët, magazinat, çmimet e shitjeve, faturat e shitjeve).
  • Siguroni në çdo kohë gjithë informacionin e rëndësishëm.
  • Kurseni kohë dhe minimizoni gabimet e regjistrimit të dyfishtë të inventarit, çmimeve apo klientëve.

Njihuni me performancën e biznesit tuaj
Moduli i raporteve në program gjeneron formatet zyrtare të raporteve financiare, si dhe raporte të tjera specifike, për të qenë në çdo kohë në dijeni të situatës suaj financiare.

  • Formatet zyrtare: PASH 1, PASH 2, bilanci, rrjedhja e parasë (“cash flow”) etj., me formate të ndryshueshme sipas nevojës së biznesit.
  • Raporte për inventarin, blerjet, shitjet, klientët, furnitorët.
  • Raporte për veprimet me arkat, bankat, kontabilitetin, marketimin, ku të gjitha raportet janë të eksportueshme në format Eksel-i.

Kërkesa teknike

  • Program rrjeti i përshtatshëm për të punuar i lidhur me disa kasa fiskale.
  • Instalimi online ose drejtpërdrejt nga CD.
  • Plotësisht i integrueshëm me: printerët, peshoret elektronike, lexuesit optikë (skaner), kasat fiskale etj.
  • Punon i pavarur në rastet e shkëputjes së rrjetit dhe përditëson automatikisht të dhënat me t’u rilidhur në rrjet.
CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio