Fiskalizimi është një tërësi masash që përdoren për të zvogëluar evazionin fiskal në transaksionet me dhe pa para në dorë. Në procesin e fiskalizimit, të gjitha transaksionet (faturat) raportohen në kohë reale në Administratën Tatimore. Për efekt të identifikimit dhe gjurmimit të çdo transaksioni, çdo fature i jepet numri identifikues i veçantë i faturës (NIVF).
Në zbatim të Ligjit Nr. 87/2019, datë 18.12.2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, botuar në Fletoren Zyrtare Nr. 3, datë 20.01.2020, subjekt i fiskalizimit të faturës do të jenë:
- të gjithë tatimpaguesit që lëshojnë faturë, sipas këtij Ligji dhe legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar;
- organet publike;
- bankat, institucionet financiare jobankare dhe subjekte të tjera, që ofrojnë shërbime pagesash të faturave elektronike.
Me poshte do ta japim nje permbledhje te legjislacionit per procesin e fiskalimit:
Udhëzim Nr. 16, Datë 3.4. 2020 Për Faturën Dhe Sistemin E Monitorimit Të Qarkullimit
Ligj Nr. 87/2019 Për Faturën Dhe Sistemin E Monitorimit Të Qarkullimit
Vendim Nr. 431, Datë 3.6.2020 Për Platformën Qendrore Të Faturave
Burimi in informacionit: DPT