Pasqyrat Financiare Viti 2018

Në zbatim të Ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, Udhëzimit të Ministrit të Financave nr.5, datë 30.01.2006, "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, VKM-së Nr. 922 datë 29.12.2014 "Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike", si dhe kërkesave të ligjit Nr. 9228, datë 29.04.2004" Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", i ndryshuar", ju kujtojme për dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin fiskal 2018. Afati i dorezimit eshte data 1 Prill 2019.

Bazuar në sa më sipër për deklarimin tatimor dhe llogaritjen përfundimtare të tatimit mbi fitimin, tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë brenda datës 1 Prill te vitit 2019, formularin e Deklarimit të Tatimit mbi Fitimin sipas modelit të miratuar me udhëzim. Ky formular plotësohet në përputhje me shënimet sqaruese.

Po kështu, ai dorëzon vetëm elektronikisht në administratën tatimore brenda datës 1 Prill të vitit 2019, bilancin kontabël së bashku me anekset e tij, konkretisht :

Bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali);
Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve;
Pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow)
aneksi për shpjegimet shpjeguese
Raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet në zbatim të ligjit nr.10091, datë 5.3.2009 "Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar", Neni 41 "Personat juridikë që detyrohen për auditimin ligjor të pasqyrave financiare", apo akteve nënligjore).

Dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", neni 60, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:

Kontratat e qirasë për ambientet e marra me qera, apo vërtetimin e pronësisë për objektet në pronësi.
Gjendjen e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2018 (analitik).
Inventarin e mjeteve të transportit në pronësi.
Pasqyra e aktiveve afatgjata materiale
Pasqyrat financiare (pasqyrat e aktivit, pasivit dhe kapitalit), pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve, pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-flow), pasqyra e aktiveve afatgjata materiale, do të dorëzohen elektronikisht në version pdf (të skanuara) dhe në version Excel.

Pasqyrat financiare të dorëzuara në version pdf (të skanuara) detyrimisht do të jenë të nënshkruara dhe vulosura nga administratori i shoqërisë.

Gjendja e inventarit të mallrave për shitje më datë 31.12.2018 (analitik) do deklarohet në versionin e mundshëm të tatimpaguesit por me kushtin që version i deklaruar të jetë i pandryshueshëm.

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio