Njoftim Në lidhje me Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin Afati dhe mënyra e deklarimit të deklaratës vjetore të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin
Administrata Tatimore, kujton të gjithë tatimpaguesit subjekte të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, se në zbatim të ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006 "Për sistemin e taksave vendore", të ndryshuar", Udhëzimit Nr. 32, datë 31.12.2013 "Për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël", i ndryshuar, afati i plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës së "Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin" për vitin 2018 është data 11 Shkurt 2019.
Të gjithë tatimpaguesit, subjekt i këtij tatimi, përfshirë · tatimpaguesit që realizojnë qarkullim nga 2 deri në 8 milionë lekë në vit dhe paguajnë katër këste parapagimesh të detyrimit tatimor në vit, · tatimpaguesit që realizojnë qarkullim nga zero deri në 2 milionë lekë në vit dhe paguajnë një shumë fikse detyrimi tatimor në vit,janë të detyruar që, brenda datës 11 Shkurt 2019, të dorëzojnë vetëm në mënyrë elektronike, deklaratën e " Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin" për vitin 2018.
Për tatimpaguesit që realizojnë qarkullim nga 2 deri në 8 milionë lekë në vit, tatimi i llogaritur në bazë të "Deklaratës së Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin", pakësuar me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore, paguhet nga tatimpaguesi, brenda datës 11 Shkurt 2018, në llogarinë e organeve tatimore, pas dorëzimit të deklaratës vjetore.