LIGJ Nr. 154/2013 dt. 30.5.2013
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 418, DATË 21.4.2011 “PËR LEGALIZIMIN E KAPITALIT DHE FALJEN E NJË PJESE TË BORXHIT TATIMOR DHE DOGANOR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e deputetit Edmond Spaho,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 35 të ligjit nr. 10 418, datë 21.4.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, të ndryshuar, data “31 mars 2012” bëhet “data 31 dhjetor 2013”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 30.5.2013
Shpallur me dekretin nr.8217, datë 4.6.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani
Botuar ne F.Zyrtare 95 / 2013
Dale nga shtypi me 07.06.2013
PËR LEGALIZIMIN E KAPITALIT DHE FALJEN E NJË PJESE TË BORXHIT TATIMOR DHE DOGANOR
Ky ligj:
a) përcakton parimet dhe garancitë, veprimet e subjekteve që përfitojnë nga legalizimi i kapitalit, kompetencat e organeve të administratës publike e të bankave, që të marrin pjesë në procesin e legalizimit të kapitalit, si dhe veprimtaritë e lidhura me këtë proces;
b) parashikon faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor, kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe kompetencat e organeve të administratave tatimore e doganore, të cilat evidentojnë tatimpaguesit/debitorët që përfitojnë nga ky ligj.