VENDIM Nr. 180, datë 13.2.2013
Për përcaktimin e listës së makinerive e të pajisjeve që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin dhe të procedurave të përjashtimeve e të kritereve përkatëse.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “g”, “gj” e “i” të nenit 261/1 të ligjit nr. 7928, datë 27.4.1995 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në zbatim të shkronjave “g”, “gj” e “i” të nenit 26.1 të ligjit nr. 7928, datë 27.4.1995, të ndryshuar, subjekt i këtij vendimi janë:
a) tatimpaguesit që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë në ose mbi 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë;
b) tatimpaguesit që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e përpunimit aktiv, pavarësisht nga vlera e investimit;
c) tatimpaguesit (përfshirë fermerin) që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit;
ç) tatimpaguesit, subjekt i taksës së biznesit të vogël, të cilët importojnë makineri prodhuese në funksion të realizimit të kontratave të investimit të tyre.