Ju kujtojme se data 1 Prill 2013, eshte afati i fundit i dorezimit te pasqyrave financiare dhe formularit të deklarimit dhe të pagesës së tatimit mbi fitimin, si dhe formularit të deklarimit dhe të pagesës së tatimit mbi të ardhurat personale të biznesit të vogël.
Për një administrim dhe verifikim më të mirë të pasqyrave financiare sipas Standarteve të kontabilitetit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nxjerr Udhëzuesin Nr.4219 date 27.02.2013, “Për zbatimin e procedurave të verifikimit të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2012”.
Ne baze te ketij Udhezuesi, krahas dorëzimit të pasqyrave financiare konform standarteve të kontabilitetit, tatimpaguesit do të dorëzojnë edhe:
1. Kontratën e qirasë për ambientet e marra me qera, apo vërtetimin e pronësisë për objektet në pronësi.
2. Gjendjen e inventarit te materialeve dhe mallrave me date 31.12.2012 (analitik)
3. Inventarin e mjeteve te transportit ne pronesi
4. Pasqyra e aktiveve afatgjata materiale
5. Deklarate per ekonomistin ose K. Miratuar
6. Raporin e Ekspertit Kontabel nese ligji e percakton nje kerkese te tille.