Në bazë të nenit 45 pika (a) e ligjit nr. 9723 date 3.5.2007 "Për Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit", subjektet duhet te dorëzojnë bilancin vjetor dhe pasqyrat financiare te vitit 2011 prane sporteleve të QKR-së vetëm pas miratimit të tyre nga asambleja e ortakëve.
Për të dorëzuar bilancin dhe pasqyrat financiare ju duhet të paraqisni:
1. Vendimin e asamblese se ortakeve ne format PDF, ose JPEG.
2. Bilancin dhe pasqyrat financiare në formatin Excel dhe PDF.
Shenim:
1.Dorëzimi bëhet vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të QKR-së.
2. Dorëzimi i bilancit vjetor dhe pasqyrave financiare pranë sporteleve të QKR-së nuk e përjashton subjektin nga dorëzimi i tyre pranë zyrave të tatim-taksave sipas legjislacionit tatimor.