Në zbatim të pikës 1, të Vendimit Nr.541, datë 27.07.2011 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr.1114, datë 30.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për disa çështje në zbatim të ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr.9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, nga data 1.7.2011 e në vazhdim, të jetë jo më pak se 17.540 (shtatëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet) lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 87.700 (tetëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind) lekë.
VKM Nr.541, date 27.7.2011
Njoftimi i plote i DPT per proceduren e dorezimit dhe deklarimit te kontributeve per muajt Korrik, Gusht 2011