Depozitimi i vendimit për miratimin e rezultatit vjetor dhe destinimi i fitimit 2011

1. Shoqëritë tregtare, sipas ligjit "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", të ndryshuar, pas pagimit të tatimit mbi fitimin, sipas dispozitave të kreut III të këtij ligji, brenda një afati prej 6 muajsh nga data e mbylljes së vitit financiar, duhet të miratojnë në asamblenë e ortakëve apo organin kompetent vendimmarrës të shoqërisë rezultatet financiare të vitit paraardhës dhe ta destinojnë fitimin pas tatimit, duke përcaktuar shumën e rezervave ligjore, pjesën që do të përdoret për investime ose për shtesë kapitali dhe pjesën që do të shpërndahet në formë dividendi.
2. Shoqëritë tregtare dhe personat fizikë, sipas pikës 1 të këtij neni, duhet të depozitojnë pranë organeve tatimore, jo më vonë se data 31 korrik e vitit kalendarik, vendimin e organit përgjegjës/vendimin e personit fizik. Për paraqitjen me vonesë të këtij vendimi zbatohet një gjobë prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh për çdo muaj vonesë.
3. Personi juridik duhet të derdhë për llogari të organit tatimor tatimin mbi dividendin e pagueshëm, sipas pikës 1 të këtij neni, jo më vonë se data 31 korrik e vitit kur bëhet miratimi i rezultateve, pavarësisht nëse është bërë ose jo shpërndarja e dividendit.
4. Vendimi i asamblesë së ortakëve, i organit kompetent të shoqërisë/vendimi i personit fizik, sipas këtij neni, për miratimin e rezultatit dhe destinimin e fitimit pas tatimit, duhet të paraqitet në organin tatimor, në përputhje me afatin e përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, edhe nëse rezultati për vitin ushtrimor ka qenë me humbje apo zero. Për mosdepozitimin e vendimit zbatohen penalitetet, sipas pikës 2 të këtij neni.".

Nje kopje e vendimit duhett depozituar prane QKR brenda dates 31.07.2012"

Ligj Nr. 8438, Datë 28.12.1998 PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT" I NDRYSHUAR
CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio