Per revokimin e vendimit nr.285, datë 4.5.2007, për përcaktimin e pagës referuese mujore

VENDIM
Nr. 393, datë 20.6.2012

PËR REVOKIMIN E VENDIMIT NR. 285, DATË 4.5.2007 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
“PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS REFERUESE MUJORE, PËR EFEKT TË LLOGARITJES SË
KONTRIBUTEVE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE SHËNDETËSORE DHE TË TATIMIT
MBI TË ARDHURAT PERSONALE, SIPAS NOMENKLATURËS SË VEPRIMTARISË
EKONOMIKE, PËR TË PUNËSUARIT NË SEKTORIN JOPUBLIK, QË KRYEJNË PUNË TË
PAKUALIFIKUARA E TË KUALIFIKUARA, SI DHE PËR PERSONELIN DREJTUES E
TEKNIKO-EKONOMIK TË TYRE”


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 124, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999,  “Kodi i Procedurave Administrative”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Revokimin e vendimit nr.285, datë 4.5.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës referuese mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore dhe të tatimit mbi të ardhurat personale, sipas nomeklaturës së veprimtarisë ekonomike, për të punësuarit në sektorin jopublik, që kryejnë punë të pakualifikuara e të kualifikuara, si dhe për personelin drejtues e tekniko-ekonomik të tyre”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletore zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA

Botuar ne F. Zyrtare Nr. 82, Date 17.07.2012
CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio