Ju kujtojmë se në zbatim të Vendimit Nr.414, datë 27.06.2012, të Këshillit të Ministrave
“Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr.1114, datë 30.7.2008 të Këshillit të
Ministrave, i botuar në Fletoren Zyrtare Nr.78, datë 09.07.2012, duke filluar nga data 1
Korrik 2012 e ne vazhdim, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit
të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, do të jetë jo më pak se 18.295
(tetembedhjete mije e dyqind e nentedhjete e pese) lekë, ndërsa paga maksimale
mujore të jetë 91.475 (nentedhjete mije e katër qind e shtatedhjete e pese) lekë.
Për të punësuarit, marrëdhëniet e punës të të cilëve regullohen në baze të ligjit nr.7961,
datë 12.7.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, paga minimale
mujore, për llogaritjen e kontributeve, është ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në
zbatim të nenit nr.111, të ligjit të sipërpërmendur. Kjo page ( sipas Vendimit të Këshillit të
Ministrave “Për përcaktimin e pagës minimale, në shkallë vendi”, te miratuar ne
mbledhjene Qeverise te dates 11.07.2012) duke filluar nga data 01.07.2012 e ne vazhdim
është 21.000 (njezet e nje mije) lekë. "
Kontributi i detyrueshëm për sigurimet shoqërore për personat e vetëpunësuar në
veprimtari, tregtare apo shërbimi, ambulante, si dhe për personat, që punojnë si punëtorë
shtëpie, nga data 1.7.2012 e në vazhdim, të jetë 2.250 (dymije e dyqind e pesedhjete)
lekë në muaj.