Përshkrim i shkurtër
AlphaPos-i është program për administrimin me lehtësi të pikave të shitjes me shumicë e pakice, si dhe për të gjitha njësitë që tregtojnë një numër të madh artikujsh. Nëse kërkoni një program POS-i për ndjekjen e shitjeve, kontrollin e inventarit, kontabilitetit, AlphaPos-i është zgjidhja e duhur.
- Gjeneroni në çast raportet për shitjet, debitorët, arkëtimet, inventarin.
- Regjistroni shpejt dhe thjesht procesin e shitjeve.
- Kontrolloni me lehtësi inventarin.
- Administroni shitjet dhe ruani historikun e tyre.
- Punoni si në një kasë shitjeje, ashtu edhe në rrjet kasash të lidhur me një kompjuter qendror.
- Lidhet me çdo printer fiskal, lexues barkodesh, peshore etj.
I përshtatshëm për: markete, supermarkete, dyqane dhe njësi të tjera tregtuese, që kryejnë shitje me pakicë dhe shumicë.
Modulet bazë: raporte, inventarë, shitje dhe blerje, administrimi, transferimi.
Shërbimi i ofruar: instalim, trajnim profesional për përdorimin e programit, asistencë teknike fillestare për të vënë në punë programin dhe konfigurimin e tij sipas kërkesave të përdoruesve, manuale përdorimi dhe video tutoriale pa pagesë.
Funksione Kyçe
Regjistroni shpejt dhe lehtë dokumentet e përditshme
Alpha Pos-i mundëson regjistrimin e ciklit të shitjeve dhe konfigurimin e kartave të klientëve.
- Regjistroni shpejt dhe në kohë reale çdo shitje duke ofruar disa metoda pune: ekran touch screen, vetëm me tastierë, vetëm me maus.
- Kërkoni shpejt artikujt: me skaner, duke kërkuar kodin apo përshkrimin e artikullit.
- Keni disa mundësi për të marrë pagesat: para në dorë, kartë krediti, në mirëbesim, në monedhë të huaj etj.
- Mund të punojnë shumë shitës paralelisht edhe në rastet e shkëputjes së rrjetit.
Kontrolloni me lehtësi inventarin dhe magazinat
Alpha Pos-i administron magazinat dhe kontrollon lëvizjet e inventarit.
- Evidentoni gjendjet dhe hyrje-daljet nga magazina sipas grupeve dhe nëngrupeve, kodeve, fotove etj.
- Menaxhoni lehtësisht mungesat dhe stoqet e inventarit duke njoftuar për nevojat e furnizimit.
- Rivlerësoni artikujt me disa metoda kostoje.
- Pasqyroni automatikisht në inventar ndryshimet nga blerjet dhe shitjet.
Kontrolloni ciklin e blerjes/shitjes
Gjithçka ju duhet për të menaxhuar klientët tuaj, shitjet, blerjet, furnitorët, mund t’i keni të gjitha në një modul të vetëm.
- Regjistroni dhe kërkoni shpejt çdo informacion të nevojshëm për klientët dhe furnitorët.
- Identifikoni ecurinë e shitjeve nëpërmjet raporteve fleksibël.
- Plotësoni automatikisht librat e shitjes, të blerjes, kartelat e klientëve dhe furnitorëve.
- Rakordoni faturat me porositë, pagesat, hyrje-daljet nga magazina.
Monitoroni punën e përdoruesve të programit
Me anë të modulit të administrimit, mbikëqyrni punën e punonjësve tuaj sipas:
- Detyrave, të drejtave për regjistrim, korrigjim apo vetëm lexim të dokumentit.
- Elementeve të veçanta: çmimit, llogarisë, njësisë administrative etj.
Integrohet me programin Alpha Start dhe Alpha Business
I gjithë informacioni i regjistruar në Alpha Pos mund të rakordohet në fund të ditës me programet Alpha Start dhe Alpha Business.
- Transferoni të dhëna kyçe mes dy programeve (artikujt, klientët, magazinat, çmimet e shitjeve, faturat e shitjeve).
- Siguroni në çdo kohë gjithë informacionin e rëndësishëm.
- Kurseni kohë dhe minimizoni gabimet e regjistrimit të dyfishtë të inventarit, çmimeve apo klientëve.
Njihuni me performancën e biznesit tuaj
Moduli i raporteve në program gjeneron formatet zyrtare të raporteve financiare, si dhe raporte të tjera specifike, për të qenë në çdo kohë në dijeni të situatës suaj financiare.
- Formatet zyrtare: PASH 1, PASH 2, bilanci, rrjedhja e parasë (“cash flow”) etj., me formate të ndryshueshme sipas nevojës së biznesit.
- Raporte për inventarin, blerjet, shitjet, klientët, furnitorët.
- Raporte për veprimet me arkat, bankat, kontabilitetin, marketimin, ku të gjitha raportet janë të eksportueshme në format Eksel-i.
Kërkesa teknike
- Program rrjeti i përshtatshëm për të punuar i lidhur me disa kasa fiskale.
- Instalimi online ose drejtpërdrejt nga CD.
- Plotësisht i integrueshëm me: printerët, peshoret elektronike, lexuesit optikë (skaner), kasat fiskale etj.
- Punon i pavarur në rastet e shkëputjes së rrjetit dhe përditëson automatikisht të dhënat me t’u rilidhur në rrjet.