Përshkrim i shkurtër
Alpha Farmaci është program për menaxhimin e aktivitetit të farmacive. Është ndërtuar në përputhje të plotë me bazën e të dhënave dhe legjislacionin e organit të ISKSH-së. Ky program komjuterik i nevojitet të gjitha farmacive të kontratuara ose jo nga ISKSH-ja.
- Kontrollon gjendjen e inventarit për të gjithë barnat dhe për barna të veçantë, levizjet e tyre në magazinë, për periudha të ndryshme kohore;
- Keni të gatshme listën e plotë të barnave të rimbursueshëm, e përditësuar me 56 barna të reja sipas listës së re të hyrë fuqi në prill të 2014;
- Regjistron shpejt, me pak veprime recetat për barnat e rimbursueshëm dhe për barnat jashtë rimbursimit;
- Është aplikuar heqja e TVSH-së 10%, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për TVSH-në e barnave;
- Regjistron blerjet nga depot farmaceutike duke kontrolluar njëkohësisht detyrimin kundrejt tyre.
Modulet bazë: raporte, administrimi, blerje/shitje/receta, arka dhe banka, kontabiliteti, arkivi, moduli i transferimit të ISKSH-së.
Shërbimi i ofruar: instalim, trajnim profesional për përdorimin e programit, asistencë teknike fillestare për të vënë në punë programin dhe konfigurimin e tij sipas kërkesave të farmacive, manuale përdorimi.
Funksione kyçe
Regjistron recetat, faturat e shitjeve, blerjeve, likuidimet etj.
Alpha Farmaci përmban dritare për regjistrimin e të gjitha dokumenteve të përditshme të një aktiviteti farmaceutik, si:
- Recetat e pacientëve me rimbursim, ku lidhet mjeku i cili ka lëshuar recetën, barnat, pacienti, kategoria e rimbursimit
- Faturat e shitjeve pa rimbursim në një mjedis të veçantë, të pavarur nga recetat me rimbursim
- Dokumentet e arkës/bankës (arkëtimet dhe pagesat e ndryshme të farmacisë)
Kontrollon lëvizjet e inventarit dhe gjendjen e tyre
Me Alpha Farmaci ndjek lëvizjet e inventarit nëpërmjet:
- Raporteve të hollësishme për gjendjen e inventarit në total, si dhe për barna të veçantë, në periudha të ndryshme kohore
- Raporteve përmbledhëse dhe analitike me të gjitha hyrje/daljet e barnave nga farmacia, me të dhëna për datën e dokumentetit, çmimin e barnave, sasive në hyrje dhe dalje etj.
- Raporteve për barnat të cilat janë në sasitë minimale të tyre dhe barnat me sasi maksimale
- Raporteve për gjendjen e magazinës sipas datave të skadencës së barnave, etj.
Regjistron të dhënat për pacientët
- Krahas listës së gatshmë të pacientëve të rimbursueshëm, mund të regjistroni ju manualisht të dhënat për çdo pacient duke i grupuar sipas kategorive të rimbursimit.
Gjeneron raportet standarde për recetat me rimbursim
Programi gjeneron raporte si:
- Listë – treguesi i recetave me rimbursim të plotë dhe të pjesshëm për periudhën, duke i kategorizuar sipas pacientëve, mjekut, apo farmacistit që ka regjistruar recetën në program
- Raporti përmbledhës i listë – treguesve për periudhën
- Numri i fletëhyrjeve për periudhën
Gjeneron raporte të shumëllojshme jashtë rimbursimit
Programi, krahas raporteve për recetat gjeneron:
- Raporte për shitjet dhe blerjet (barnat e shitura, shitjet sipas periudhës me grafik, libri i shitjeve etj)
- Raporte për detyrimet ndaj depove (kartela e furnitorit, faturime dhe pagesa, situacioni i klientëve/furnitorëve etj.)
- Raporte për arkëtimet nga klientët apo pagesat e kryera ndaj furnitorëve (nëse do të regjistrohen në program)
- Raporte kontabiliteti për farmacistët apo financierët të cilët duan të kontrollojnë kontabilizimin e dokumenteve (Bilanci kontabël, PASH, cash flow, etj.)
Kërkesa teknike
- Instalohet në një kompjuter ose në disa kompjutera të lidhur në rrjet ;
- Programi integrohet me: printerat, lexuesit optikë (skaner), kasat fiskale etj
- Parametrat e kompjuterit duhet të jenë si më poshtë:
- Sistemi operativ: Windows 7 (dhe më i përparuar)/Windows server 2003 (dhe më i përparuar);
- Procesori: Minimumi Dual Core 2GHz, Ram 2 GB (dhe më i përparuar);
- Databaza e programit: SQL Server 2008 (dhe më i përparuar).