Përshkrim i shkurtër
Alpha Start-i është program financiar i thjeshtë për bizneset e vogla. Ju ndihmon të administroni aktivitetin tuaj të përditshëm tregtar që nga shitjet e deri te financat.
- Kontrolloni në çdo kohë performancën e biznesit tuaj nëpërmjet raporteve të shumëllojshme.
- Regjistroni shpejt shitjet dhe shpenzimet.
- Kontrolloni lehtësisht inventarin.
- Administroni klientët dhe furnitorët.
- Kontabilizoni me lehtësi dokumentet.
I përshtatshëm për: biznese të vogla dhe biznese të reja, me një numër të kufizuar veprimesh.
Modulet bazë: raporte, kontabiliteti, inventarë, blerje dhe shitje, klientë dhe furnitorë, arka dhe banka.
Shërbimi i ofruar: instalim, trajnim profesional për përdorimin e programit, asistencë teknike fillestare për të vënë në punë programin, manuale përdorimi dhe video tutoriale pa pagesë.
Funksione Kyçe
Regjistroni shpejt dhe lehtë dokumentet e përditshme
Alpha Start-i përmban ambiente për regjistrimin e të gjithë dokumenteve të përditshme të një aktiviteti të thjeshtë tregtar.
- Fatura blerjeje, shitjeje, me/pa doganë
- Dokumentet e magazinës (fletëhyrje/fletëdalje magazine, transferime midis njësive etj.)
- Dokumentet e arkës/bankës (mandatarkëtime/mandatpagese, derdhje/tërheqje bankare)
- Formate të gatshme regjistrimi për secilin dokument, me fusha që plotësohen automatikisht
Kontrolloni me lehtësi inventarin
Alpha Start-i administron dhe kontrollon me lehtësi lëvizjet e inventarit.
- Evidentoni gjendjet dhe hyrje-daljet nga magazina sipas grupeve dhe nëngrupeve, kodeve, fotove etj.
- Menaxhoni lehtësisht mungesat dhe stoqet e inventarit duke ju njoftuar për nevojat e furnizimit.
- Rivlerësoni artikujt me disa metoda kostoje.
- Pasqyroni automatikisht në inventar ndryshimet nga blerjet dhe shitjet.
Kontrolloni ciklin e blerjes/shitjes
Nëpërmjet modulit të blerjes dhe shitjes mund të administroni klientët, shitjet, blerjet, furnitorët, dhe shërbimet.
- Regjistroni dhe kërkoni shpejt çdo informacion të nevojshëm për klientët dhe furnitorët.
- Identifikoni ecurinë e shitjeve nëpërmjet raporteve fleksibël.
- Plotësoni automatikisht librat e shitjes, të blerjes, kartelat e klientëve dhe furnitorëve.
- Rakordoni faturat me porositë, pagesat, hyrje-daljet nga magazina.
- Sinjalizoni për maturimin e faturave dhe të detyrimeve të klientëve.
Kontabilizoni me lehtësi dokumentet
- Alpha Start-i kontabilizon automatikisht dokumentet me skema të gatshme kontabilizimi të ndryshueshme për çdo artikull, klient a furnitor, njësi administrative etj.
Monitoroni punën e përdoruesve të programit
Me anë të modulit të administrimit, mbikëqyrni punën e punonjësve tuaj sipas:
- Detyrave, të drejtave për regjistrim, korrigjim apo vetëm lexim të dokumentit
- Elementeve të veçanta: çmimit, llogarisë, njësisë administrative etj
Njihuni me performancën e biznesit tuaj
Moduli i raporteve në program gjeneron formatet zyrtare të raporteve financiare, si dhe raporte të tjera specifike, duke qenë në çdo kohë në dijeni të situatës suaj financiare.
- Raportet zyrtare: PASH 1, PASH 2, bilanci, rrjedhja e parasë (“cash flow”) etj., me formate të ndryshueshme, sipas nevojës vetjake
- Raporte për inventarin, blerjet, shitjet, klientët, furnitorët
- Raporte për veprimet me arkat, bankat, kontabilitetin, marketimin, ku të gjitha raportet janë të eksportueshme në format Eksel-i
Kërkesa teknike
- Program rrjeti;
- Instalimi online ose drejtpërdrejt nga CD;
- Sistemi operativ: Me çdo sistem Windows-i si: Windows 7 (dhe më i përparuar), Windows server 2003 (dhe më i përparuar);
- Procesori: Minimumi Dual Core 2GHz, Ram 2 GB (dhe më i përparuar);;
- Hard Disk: Minimumi 100 GB;
- Databaza e programit: SQL Server 2008 (dhe më i përparuar);
- Plotësisht i integrueshëm me: printerat, peshoret elektronike, lexuesit optikë (skaner), kasat fiskale etj.