AlphaWeb Buxhetor

webbuxhetor
Përshkrim i shkurtër

Program informatik i ndërtuar për menaxhimin e plotë të aktivitetit të përditshëm të institucioneve buxhetore dhe njësive ekonomike në varësi të tyre. Me AlphaWeb Buxhetor gjeneroni raporte financiare, kontabilizoni automatikisht dokumentet, monitoroni njësitë shpenzuese, buxhetet, planifikimet, studimet dhe ruani gjurmët e lëvizjes së fondeve.

 

 

  • Gjeneron në çast raportet e blerjeve, arkëtimeve, veprimeve me thesarin.
  • Mundëson komunikimin në kohë reale të njësive vartëse.
  • Lehtëson punën e përdoruesve duke u përshtatur sipas aktivitetit të institucionit.
  • Monitoron shpejt dhe me transparencë njësitë shpenzuese, buxhetet, planifikimet, studimet.
  • Ruan gjurmët e lëvizjes së fondeve.
  • Monitoron me saktësi veprimet dhe regjistrimet në arkivin e veprimeve të sistemit.

I përshtatshëm për: institucionet buxhetore dhe njësitë ekonomike në varësi të tyre.

Modulet bazë: raporte, kontabiliteti, inventarë, asetet, blerje, listëpagesat, likuiditetet. 

Shërbimi i ofruar: implementimi i programit, konfigurimi i të drejtave, asistencë teknike me telefon dhe online pa limit.

Funksione Kyçe

I thjeshtë dhe fleksibël për t’u vënë në punë
AlphaWeb Buxhetor-i, në sajë të fleksibilitetit dhe ndërfaqes së tij komode, përshtatet lehtësisht me aktivitetin e institucioneve dhe është i thjeshtë në përdorim.

  • Punoni online kudo dhe kurdo që keni nevojë, të dhënat tuaja janë të sigurta, ju duhet vetëm një lidhje interneti.
  • Administroni përdorues të shumtë duke përcaktuar (moduli i aprovimeve) nivelet e të drejtave në program sipas nevojave tuaja, pozicionit të punës apo hierarkisë së përdoruesve.
  • Ambientet e punës të kostumizueshme – mjediset e çeljeve, regjistrimeve, raportet financiare dhe menaxheriale.
  • Kontrolloni me lehtësi të gjitha veprimet duke pasur informacion të plotë për të dhënat tuaja në çdo kohë.
  • Transferoni shpejt të dhënat ekzistuese duke importuar furnitorët, produktet dhe shërbimet me një file CSV/Eksel-i.

Administroni inventarët dhe asetet e institucionit

  • Regjistroni shpejt inventarët me anë të ambienteve për regjistrimin e kartelave të tyre me të gjitha të dhënat e nevojshme.
  • Kontrolloni lëvizjet e inventarëve, hyrje – daljet nga magazina, rivlerësimin e artikujve me disa metoda kostoje etj.
  • Administroni të dhënat e aseteve me anë të regjistrimit të kartelave të aktiveve afatgjata, me metodat dhe normat e amortizimit sipas grupeve, nëngrupeve etj.
  • Llogaritni automatikisht amortizimin në dy plane paralele sipas objekteve, gjendjes në punë etj.

Kontrolloni blerjet dhe furnitorët
AlphaWeb Buxhetor-i ju ofron gjithçka që ju nevojitet për kontrollin e ciklit të blerjeve të institucionit.

  • Regjistroni me lehtësi blerjet me anë të ciklit të plotë të dokumenteve: kërkesë blerjeje, ofertë blerjeje, urdhër blerjeje etj.
  • Krijoni automatikisht, nga regjistrimet, librat përkatës të blerjes, arkës, bankës etj.
  • Pasqyroni automatikisht në inventar ndryshimet nga blerjet.

Administroni punonjësit dhe listëpagesat e institucionit
AlphaWeb Buxhetor-i përmban gjithashtu edhe modulin e listëpagesave me anë të të cilit:

  • Siguroni formatet zyrtare të raporteve – pasqyra e sigurimeve shoqërore, shëndetësore, tatimit mbi të ardhurat; formulari i sigurimeve shoqërore, shëndetësore; formulari i pagesës mbi të ardhurat nga punësimi; pasqyra e punonjësve të punësuar dhe atyre të larguar rishtazi etj.
  • Administroni të dhënat e punonjësve me anë të mjediseve specifike për mbajtjen e evidencave të punonjësve të kompanisë, për pagat dhe kostot e lidhura me punonjësit.
  • Regjistroni shpejt dhe kontabilizoni automatikisht listëpagesën nëpërmjet mjedisit për regjistrimin e listëpagesave dhe llogaritjen automatike të detyrimeve kundrejt organit të ISKSh-së.
  • Kontrolloni historikun e punësimeve nëpërmjet përcaktimit të datës së fillimit dhe të largimit të punonjësve nga puna.

Kontabilizoni lehtësisht dokumentet
Moduli i kontabilitetit në AlphaWeb Buxhetor thjeshtëzon punën e përdoruesit duke:

  • Gjeneruar automatikisht të gjithë librat financiarë të blerjes, shitjes, bankës, inventarit, kontabilitetit etj
  • Kontabilizuar automatikisht dokumentet
  • Azhurnuar automatikisht veprimet e hapjes dhe mbylljes së vitit ushtrimor bazuar në efektin e kursit të këmbimit dhe duke i lënë hapësirë përdoruesit edhe për veprime manuale
  • Llogaritur automatikisht amortizimin e aseteve sipas normave, metodës, jetëgjatësisë

Kërkesa teknike

  • Sistemi operativ: Windows Server 2008 R2, procesori Dual Core 2.0 GHz (ose më i avancuar);
  • Memoria: Minimumi 4 GB RAM,  këshillohet 8 GB;
  • Hard disk: Minimumi 100 GB, ekrani Super VGA (800 x 600);
  • Databaza e programit: SQL Server 2008  R2 Enterprise (64 – bit) x 64;
  • Linja e internetit: Linjë e dedikuar, lloji simetrik, (këshillohet 2- 3 Mbps).
CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio