Me poshte po japim disa nga ndryshimet kryesore te Projekt Ligjit te TVSH i cili eshte ne diskutim e siper me grupet e interesit.
PERJASHTOHEN NGA TVSH
· Pershihen ne perjashtim cdo lloj sigurimi dhe risigurimi;
· Perfshihen ne perjashtim te gjitha institucionet shendetesore private te njohura si te tilla nga autoriteti kompetent por vihet nje kusht qe perjashtimi do te zbatohet vetem nese ato i furnizojne sherbimet e tyre ne kushte sociale te njejta dhe me cmime te krahasueshme me insitucionet shendetesore publike. Ne rast te kundert trajtohen me shkalle normale te TVSH-se 20%;
· Perjashtohet furnizimi i transportit te te semureve me automjete te posacme;
· Percaktohet niveli i cmimeve (50% e vleres se tregut) si kusht per perjashtim ne rastet e shërbimeve dhe mallrave të lidhura asistencën sociale nga organizata të njohura kur keto cmime nuk jane te aprovuara;
· Kufizohet perjashtimi i subjekteve arsimore vetem ne furnizimin e mesimdhenies;
NUK PERJASHTOHEN NGA TVSH
· Furnizimi i reklamave ne asnje rrethane dhe nga asnje lloj enti, publik ose privat pasi konsiderohet si veprimtari me karakter tregtar;
· Transaksionet në lidhje me administrimin e fondeve të pensioneve dhe sigurimet e detyrueshme shëndetësore;
· Furnizimi i ambalazheve dhe i materialeve, që përdoren për prodhimin dhe konfeksionimin e barnave;
· Furnizimit i shërbimeve per operacione nën regjimin e përpunimit aktiv;
· Sherbimet qe kryhen jashte Shqiperise kur keto furnizime kryhen per persona te patatueshem tatohen me 20%, pavaresisht nese jane vendas apo te huaj. Sherbimet qe kane lidhje me pasurine e patundshme ose ngjarje kulturore, sportive, artistike etj, pavaresisht se kujt i jepen, tatohen ne shqiperi nese pasuria e patundshme ose ngjarja eshte/ kryhet ne Shqiperi;
· Furnizimi i arit nga Bankat e Nivelit te dyte (perjashtuar Banken e Shqiperise);
TE TJERA NDRYSHIME APO SAKTESIME
· Transferimi i mallrave nepermjet agjentit te “fshehur” percakohet qarte ne ato raste kur agjenti e merr ne zoterim mallin duke u bere pronar i tij ne momentin e ri-shitjes, rast ne cilin i gjithe furnizimi, jo vetem komisioni, trajtohet si furnizim malli;
· Behet nje dallim nga ligji aktual ne lidhje me nocionin e dhuratave (artikujt publicitare dhe promocionale) me vlere te vogel por nuk eshte percaktuar se kush eshte kufiri i vleres se vogel. Dhuratat me vlere te vogel nuk konsiderohen furnizime kundrejt pageses;
· Transferimi i pasurive jo-materiale si edhe cdo operacion me aksionet, pjesmarrjet ne shoqeri etj kur nuk kane te bejne me pasuri te paluajtshme konsiderohet furnizim sherbimi;
· Ne rastet e transferimit te veprimtarise ekonomike kerkohet njoftimi i organit tatimor perpara transferimit te veprimtarise ekonomike;
· Vendi i furnizimit te mallrave percaktohet qarte ne te gjitha raset (me transport, pa transport, ne bordin e anijeve, aeroplaneve ose trenave, gazi natyror, energjia) duke bere dallimin e nje furnizimi per nje person rishites dhe te nje furnizimi per konsum final;
· Vendi i furnizimit te sherbimeve percaktohet qarte duke dhene nje koncept te pergjithshem qe vend furnizimi eshte vendi i marresit te sherbimit duke perjashtuar rastet : marresi eshte person i patatueshem jasht-vendit ku percaktohet si vend i furnizimi eshte Shqiperia, dhe sherbimet per pasurine e patundshme, transportin, ngjarje kulturore, sportive, artistike etj, sherbimet e restorantit, dhenia me qera e nje mjeti transporti ku percaktohet si vend i furnizimi te sherbimit vendi ku keto sherbime kryhen faktikisht;
· Rregullimi i zbritjes se TVSH-se per aktivet afatgjate material behet 20 vjet (jo materiale mbetet 5 vjet);
· Skema e shitjes se karburantit dhe cigareve nepermjet agjentit nuk do te aplikohet me. Cdo furnizim do te konsiderohet si furnizim mallrash, jo furnizim nepermjet agjentit;
· Furnizimit i sherbimeve nga agjentet e udhetimit do te tatohet me TVSH mbi marzhin e agjentit te udhetimit (diferenca ndermjet cmimit total qe detyrohet te paguaje klienti dhe vleres reale qe detyrohet te paguaje agjenti per furnizimet e mallrave dhe sherbimeve te faturuara nga persona te tjere te tatueshem);
· Shitja e mallrave te perdorura, puneve artistike, artikujve te koleksionit dhe antikuare do te tatohet me TVSH mbi marzhin (diferenca midis cmimit te shitjes dhe cmimit te blerjes apo vleres se komisionit + TVSH-n e paguar ne blerje) dhe nuk kane te drejte te kreditojne TVSH ne blerje;
· Perdorimi i Faturave elektronike mund te behet e mundur vetem nepermjet nje sistemi te shkembimit elektronik te te dhenave EDI;
· Konceptimi i notes se debitit dhe notes se kreditit;
· Kufizimet e se drejtes se zbritjes per shpenzimet e luksit dhe te perfaqesimit pertej normes se lejuar per njohjen e tyre si shpenzime te zbritshme sipas Ligjit te Tatimit mbi te Ardhurat.
· Eshte hequr kriteri i ndryshimit te koeficentit te rimbursimit te pjesshem te TVSH-s me 20% si kriter per te aplikuar ose jo rregullimin e kreditimit.