Dorezimi Bilancit 2014

Njoftim datë 13.03.2014 – Për zbatimin e procedurave të dorëzimit elektronik të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2014

                      

Të nderuar Tatimpagues!

 

Ju kujtojmë që, bazuar në Ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", i ndryshuar, neni 29 si dhe Udhëzimit nr.5 datë 30.01.2006, "Për tatimin mbi të ardhurat" , i ndryshuar, në zbatim të tij, VKM-së Nr. 922datë 29.12.2014 "Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumenteve të tjera tatimore, vetëm nëpërmjet formës elektronike", si dhe kërkesave të ligjit Nr.9228, datë 29.04.2004" Për kontabilitetin  dhe pasqyrat financiare", i ndryshuar", data 31 mars 2015 është afati përfundimtar për të dorëzuar në formë elektronike Formularin e Deklarimit dhe pagesës së Tatimit mbi Fitimin të vitit ushtrimor 2014, bashkë me bilancin kontabël dhe anekset e tij, në të cilat përfshihen:

 

  •  - bilanci (aktivet, pasivet dhe kapitali)
  •  - pasqyra e të ardhurave  dhe shpenzimeve
  •  - pasqyra e ndryshimeve në kapital, pasqyra e fluksit të parasë ose pasqyra e qarkullimit të likuiditeteve (cash-floë)
  •  - aneksi  për shpjegimet shpjeguese
  •  - raporti i ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet në zbatim të ligjit nr.10 091, datë 5.3.2009 "Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar", Neni 41"Personat juridikë që detyrohen për auditimin ligjor të pasqyrave financiare", apo akteve nënligjore).

 

Dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të ligjit Nr.9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë", neni 60, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është :

 

  •  - Kontratat e qerasë për ambientet e marra me qera, apo vërtetimin e pronësisë për objektet në pronësi.
  •  - Gjendjen e inventarit  të mallrave për shitje më datë 31.12.2014 (analitik).
  •  - Inventarin e mjeteve të transportit në pronësi.

 - Pasqyra e aktiveve afatgjata materiale

 

Burimi: DPT

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio