Paga minimale ne shkalle vendi 2011

V E N D I M


PËR PËRCAKTIMIN E PAGËS MINIMALE NË SHKALLË VENDI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 4, të ligjit  nr.10 405,  datë 24.3.2011, “Për kompetencat në caktimin e pagave dhe shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave                                           



V E N D O S I:

1.     Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj të jetë 20 000  (njëzet mijë) lekë. 


2.     Paga bazë minimale mujore jepet  për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë  kohës normale të punës.


3.      Paga bazë minimale orare të jetë 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë) lekë.


4.     Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.


5.     Vendimi nr.566, datë 14.7.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës  minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 korrik 2011.

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio