Ndryshime Ligji Tatimit Mbi Te Ardhurat

Ligji nr.39/2018, datë 09.07.2018 – Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar. Botuar në Fletoren Zyrtare nr.134, datë 18.09.2018.

Një ndryshim mjaft i rëndësishëm i reflektuar në nenin 33/1 “Dorëzimi i vendimit për miratimin e rezultatit vjetor dhe destinimi i fitimit”, është edhe heqja e detyrimit të subjektit “person fizik”, për të dorëzuar vendim për shpërndarje dividenti, pavarësisht përgjegjësisë tatimore, duke qenë se personi fizik, sipas konceptit të ligjit tregtar nuk ka personalitet juridik dhe është përgjegjës me të gjitha pasuritë e tij.

Në nenin 28, janë bërë diferencime të shkallës së Tatimit mbi Fitimin për disa kategori: (Këto ndryshime hyjnë në fuqi 1 Janar 2019)
- 5 % për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14 000 000 lekë në vit;
- 15 % për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 000 000 lekë në vit;
- 5% për personat juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari ekonomike sipas ligjit nr. 38/2012, “Për
shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”;
- 5 % për subjektet, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas
legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit. (Kjo shkallë aplikohet për një periudhë 10-vjeçare për
personat juridikë që përfitojnë statusin “subjekt i çertifikuar agroturizmi”, deri më 31 dhjetor
2021. Aplikimi i shkallës së reduktuar fillon në vitin tatimor pasardhës, pas përfitimit të statusit
“subjekt i certifikuar agroturizmi".)

Ligji i plote

 

CAKTO NJE TAKIM+355 52 230334
NA SHKRUANIinfo@ek-sk.com
NA VIZITONIQendra EGT, Durres

Kontakte

     

Adresa: Qendra EGT Lagja: 3; Rruga: G.Durrsaku.
Durres, Albania 2001
Telefon:
+355 52 230334
E-mail:
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Designed by: Oxygen Studio